Ruci Refuzimi i statusit te kandidatit jo per faj te opozites
Progres-Raporti i Komisionit Evropian dhe refuzimi i statusit të kandidatit për Shqipërinë, ishin një gjë e pritshme.
Ky ka qenë vlerësimi i kreut parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, për dokumentin e publikuar dje.
Gjatë fjalës së mbajtur në seancë plenare, ai deklaroi se refuzimi në fakt, nuk ka qenë faji i opozitës.
“Cila është përgjegjësia e opozitës për politizimin e administratës publike? Po për mungesën e pavarësisë së medias së okupuar nga qeveria? Po për organet e drejtësisë? Po për korrupsionin galopant? Po për krimin e organizuar? Se ju vidhni votimet dhe nuk bëni dot zgjedhje të lira? Duke e ditur se këto janë disa nga pretendimet e Komisionit Evropian”, tha ai.
Sipas Ruçit, mazhoranca duhet të japë llogari për dy gjëra: E para për humbjen e kredibilitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe e dyta, që kanë humbur shumë interesa ekonomike të shqiptarëve.