E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam: Fergusoni me largoi nga Mancesteri

Pese vjet pas divorcit te Dejvid Berkamit me Mancester Junajtid, ka qene futbollisti anglez, qe ka deklaruar se nga "djajte e kuq" e ka larguar Ser Aleks Ferguson. "Nuk eshte e vertete se kam dashur te largohem nga Mancesteri, - tha Bekam. - Te gjithe ata qe thone kete, vetem genjejne. Drejtuesit e skuadres me ne krye trajnerin Ferguson e kane kerkuar largimin tim".
Ari Han, 400 000 euro rroge, 7 000 euro pika
Bledar KUKA
TIRANE - Ari Han eshte zyrtarisht trajneri i ri i Shqiperise, me page fikse 200 000 euro ne vit. Ky ishte vendimi i marre dje pasdite nga Komiteti Ekzekutiv (KE) I FSHF-se, pasi u diskutuan kandidaturat e Hanit dhe Kranklit, por nuk u mor parasysh ajo e Kestnerit. "Ari Han do te jete trajneri i ri i Shqiperise, - u shpreh presidenti I FSHF-se, Armand Duka, pas mbledhjes, - keshtu vendosi Komiteti Ekzekutiv, pasi u diskutuan dy kandidaturat. Ne aspektin financiar, te dy ishin te barabarte, por ne vendosem per Hanin per shkak te pervojes me te madhe qe ka si trajner".
Neser parashikohet te perpilohet nje parakontrate me agjentin e trajnerit holandez, ndersa firmosja besohet te behet deri me date 4 janar ne menyre qe me 6 te po atij muaji, Han dhe Duka te shkojne se bashku ne Kopenhagen per te diskutuar kalendarin e ndeshjeve te eleminatoreve te Boterorit 2008. Han do te ulet ne stolin e lene bosh nga Oto Baric, qe dha doreheqjen pas humbjes 1-6 ndaj Rumanise ne Bukuresht, me 21 nentor te ketij viti, per eleminatoret e Euro 2008-es.
Perfitimet financiare te trajnerit te ri jane ndare ne dy pjese, njera fikse qe eshte rroga dhe tjetra ne baze te pikeve qe do te fitoje gjate Boterorit 2008. "Rroga fikse do te jete 200 000 euro ne vit, - tha mbreme per gazeten nje burim ne KE, - qe do te thote 400 000 euro per dy vjet". Rroga mujore e ish-yllit te Ajaksit dhe Holandes shkon ne 16 667 euro, po aq sa kroatit Baric, por ne kete shifer perfshihet edhe pagesa per ndihmesin e tij.
Pervec kesaj, Han do te fitoje 7 000 euro per cdo pike qe Shqiperia do te fitoje ne grupin 1 eleminator. "Do te kete shperblim per pike, - vazhdoi sqarimin burimi i mesiperm, - dhe ky shkon ne 7 000 euro per cdo pike". Pra holandezi do te fitoje 7 000 euro per cdo barazim dhe 21 000 euro per cdo fitore ne grupin ku jane, bashke me kuqezinjte, Portugalia, Suedia, Danimarka, Hungaria dhe Malta. Kerkesa per shperblim ne baze te pikeve u be nga vete holandezi dhe KE pranoi, duke caktuar edhe shifren.
Ekziston edhe nje pike tjeter ne kontraten qe do nenshkruhet, ajo e shperblimit ne baze te renditjes dhe Han kishte kerkuar shperblim per cdo vend nga i katerti, deri ne te parin. FSHF ra dakord vetem per te dhene shperblim per kualifikim, qe do te thote per vendin e pare ose te dytin. "Do te jepet shperblim per kualifikimin, - sqaron burimi ne KE qe foli per gazeten, - por nuk eshte caktuar shifra. Sidoqofte, nese Shqiperia kualifikohet per ne Boteror edhe 500 000 euro shperblim po t'i japim, jane te merituara".
Mediat holandeze, njoftim ne 18.32
Mediat holandeze nisen te njoftonin se patrioti I tyre, Ari Han ishte bere trajner I "shqiponjave" ne pasditen e vonshme te dites se djeshme. Lajmet e para u dhane ne 18.32, ne mediat elektronike, ndersa gazetat kryesore si "De Telegraf" botuan lajmin ne faqen e tyre ne ueb ne 19.24. Sipas "De Telegrafit", Han do ta nise punen me 1 janar (sipas kontrates), ndersa gazeta ngaterron emrin e paraardhesit te tij, duke e quajtur Dushan Baric (jo Oto). Por gazeta tjeter kryesore, "Algemene Dagblad" "nuk e vrau mendjen" duke mos botuar asgje deri ne mbremje vone, po ashtu si "Volkskrant". Gjithashtu, media elektronike si "Nieuws", "Blik op Nieuws", "NU" apo te tjera jepnin me shume lajme te Premier Liges (Liverpul, Celsi, Man.Junajtid) te PSV Ajndhovenit apo Roi Makait, por jo te Ari Hanit. Sidoqofte, faqja e "google"-it ne holandisht, e rendiste lajmin nder me kryesoret.
Holandezi kalon Katanecin, Bilicin, Mateusin
Srecko Katanec do fitoje 10 000 euro ne muaj me Maqedonine, Sllaven Bilic eshte ende poshte 8 000 eurove mujore te Kroacia, ndersa Lotar Mateus (ose Zllatko Kranjcar) pranojne te drejtojne Bosnje-Hercegovinen edhe me 5 000 euro po ne 30 dite. Kurse Ari Han do fitoje 16 667 euro ne 30 (apo 31) dite, duke I lene prapa te gjithe keta emra dhe FSHF t'i lere prapa Federatat e Maqedonise, Kroacise e Bosnjes. Sidoqofte, Serbia del mbi ne, ne kete aspekt, duke I dhene Gjukicit 380 000 euro ne vit, ndaj 200 000 te FSHF-se. Lotar Mateus nuk eshte aspak I pakenaqur me oferten boshnjake, duke theksuar per gazetat e ish-republikes jugosllave se "pagesa prej 10 000 markash (5 000 eurosh) ne muaj eshte e mire, madje me e larte se e presidentit te vendit".
Han, kritiku i madh i Van Bastenit
Ari Han ka qene nje nder kritiket me te medhenj te Marko van Bastenit gjate ndeshjeve eliminatore te Euro 2008, ku Holanda u ndesh edhe me Shqiperine (fitoi 2-1 ne Holande dhe 1-0 ne Tirane). Han mendonte se ekipi i ndertuar nga Van Basteni ishte i paorganizuar. Han mendonte se edhe zgjedhja e Van Bastenit si trajner ne vitin 2004 ishte e gabuar, pasi ish-lojtarit te Milanit i mungonte eksperienca, ashtu si dhe ndihmesit te tij, Xhoni Van't Ship. "Jane dy djem pa pervoje", - ishte shprehur Han per "voetbalnext.nl". Han gjithashtu dyshonte per kapacitetin trajnues te Van Bastenit. "Marko ishte fantastik si futbollist, por profesioni i trajnerit nuk mesohet duke qene se jeni trajneri i Kombetares", - thoshte ai, i cili kritikonte menyren e lojes se ndertuar nga Van Basteni.
"Albania Sport"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›