Kush eshte trajneri yne i ri
Trajneri i sapozgjedhur i Shqiperise e festoi 59-vjetorin me 16 nentor si i papune, por 60-vjetorin nuk ka asnje dyshim qe do ta festoje si trajner i Shqiperise. Sa per kujtese, gjermani Hans Peter Brigel festoi si teknik i kuqezinjve 50-vjetorin dhe kroati Oto Baric 75-vjetorin.
Holandezi kaloi 15 vjet si futbollist profesionist ne vendin e tij te lindjes, pikerisht ne njeren nga skuadrat me te famshme ne bote, Ajaksin, me te cilin luajti ne nivel te larte ne vitin 1969 ne pozicionin e tij te preferuar, ne mesfushe, por ai shprehej gjithashtu mire ne qender te mbrojtjes.
Me Ajaksin, Ari fitoi thuajse gjithcka: tre tituj kampione te Holandes, tri kupa te Holandes, tre trofe ne Ligen e Kampioneve, nje Kupe Interkontinentale dhe dy superkupa te Evropes.
Ne vitin 1974,ai vendosi te largohej nga Ajaksi, per te kaluar tek Fejenordi, ku arriti te fitoje edhe nje Kupe UEFA.
Eksperienca e madhe si futbollist i dha atij dimensione te jashtezakonshme dhe ai kerkoi te provonte nje tjeter eksperience jashte kufijve holandeze, duke shkuar ne Mbreterine e Belgjikes, tek Anderlehti, me te cilen fitoi tituj dhe trofe si ne planin kombetar, ashtu edhe ne ate nderkombetar. Ne Belgjike, Han luajti edhe per fanellen e Standardit te Liezhit. Mosha filloi t'i rendoje kembet dhe Ari Han vendosi te kthehej ne atdhe ne vitin 1983, per t'u aktivizuar me PSV Eindhoven, derisa vendosi te vare "kepucet ne gozhde" ne vitin 1984.
Ne perfundim te karrieres se tij, Ari Han shenoi 47 gola (shume prej tyre nga goditje standarde) ne 246 ndeshje te luajtura. Han bente pjese ne formacionin "portokalli", qe diskutoi dy finalet e humbura ne Kupen e Botes ne vitin 1974 ne Gjermani dhe ne vitin 1978 ne Argjentine. Me Holanden, Han zhvilloi 35 ndeshje, ku shenoi 6 gola. Goli i tij me i famshem eshte ai i shenuar kunder Italise nga 36 metra ne Kupen e Botes se vitit 1978.
Disa vjet me pas, Han nisi karrieren e tij si trajner, ku ka drejtuar ne gjashte vende te ndryshme nje numer klubesh. Ne Holande: Fejenordin; ne Belgjike: Antverp, Anderleht, Standart; ne Gjermani: Shtutgart, Nuremberg; ne Greqi: PAOK-un, Paniliakos; ne Austri: Austria e Vjenes. Kontrata e tij e fundit me nje klub ishte ajo me skuadren iraniane te Persepolis ne Teheran.
Eksperienca e tij me e suksesshme mbetet ajo aziatike, kur ne drejtimin e Kombetares se Kines humbi finalen e Kupes se Azise ne vitin 2004. Ngushellimi ishte kualifikimi ne Boterorin e vitit 2006, por fatkeqesisht Ari Han nuk e drejtoi Kinen ne finalet e Gjermanise. Ne vitin 2006, Ari Han mori drejtimin e Kamerunit, ku percoi idete e tij mbi futbollin "total".
Karriera si trajner
Korrik 1984-dhjetor 1985, Antverp (Belgjike)
Janar 1986-qershor 1987, Anderleht (Belgjike)
Korrik 1987-mars 1990, Shtutgard (Gjermani)
Korrik 1990-qershor 1991, Nuremberg (Gjermani)
Korrik 1991-dhjetor 1993, Standard Liezh (Belgjike)
Korrik 1995-tetor 1995, PAOK (Greqi)
Tetor 1995-tetor 1997, Fejenord (Holande)
Dhjetor 1997-shtator 1998, Anderleht (Belgjike)
Shkurt 1999-dhjetor 1999, PAOK (Greqi)
Nentor 2000-dhjetor 2000, Omonia (Qipro)
Mars 2001-gusht 2001, Austria Vjene (Austri)
Dhjetor 2002-nentor 2004, Kombetarja e Kines
Shkurt 2006-gusht 2006, Persepolis (Iran)
Gusht 2006-shkurt 2007, Kombetarja e Kamerunit
Gjashte trajneret e huaj qe kane drejtuar Shqiperine
Ari Han (holandez) 01.01.2008-31.12.2010
Oto Baric (kroat) 01.07.2006 01.06.2007
Hans Peter Brigel (gjerman) 29.03.2003 30.05.2006
Xhuzepe Dosena (italian) 12.10.2002 16.12.2002
Miklos Vadas (hungarez) 29.11.1953
Ljubisha Broshic (serb) 22.09.1946 13.10.1946
Marre nga fshf.org