Bleona Mata, çështja te Krimet e Rënda

çështja e 6-vjeçares së zhdukur, Bleona Mata tashmë është në duart e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Prokurorë të kësaj prokurorie kanë mbërritur në Kukës për të kryer hetimet për zhdukjen e vajZës. Sipas informacioneve më të fundit, prokuroria dhe policia kanë ngritur një plan të ri hetimi për gjetjen e saj.
Bleona Mata u zhduk në 6 maj ndërkohë që për gjetjen e saj kërkimet janë bërë në Kukës si dhe në territorin e Kosovës.