Meta: Trafiku dhe menaxhimi i tij ne kryeqytet, skandaloz
Ne fjalen e mbajtur pas mbledhjes se strukturave te LSI per Tiranen, Ilir Meta tha se procesi i riorganizimit te partise se tij ne kryeqytet do te kete synim te saj dhe gjetjen e zgjidhjeve per problematiken qe ka sot. Ai beri te ditur se ky proces do te do te kete ne qender te vemendjes problematiken vendore. "Une besoj se ne gjithe kete proces, LSI e kryeqytetit, pervec edhe problematikes qe ka te beje me qeverisjen e vendit, me rolin dhe kontributin qe LSI-ja ka dhene aktualisht, por qe mund te jape dhe duhet te jape akoma me shume edhe ne te ardhmen, do te kete ne qender te vemendjes edhe problematiken e shumte vendore te Kryeqytetit, por edhe te gjithe komunitetit dhe komuniteteve te vecanta te Tiranes", sqaroi Meta. Ai tha se ky proces ka ne konsiderate dhe zgjedhjet vendore qe po afrojne. "Nje problematike qe eshte per te ardhur keq, por sa vjen dhe rendohet. Rasti me flagrant ka te beje gjithnje me trafikun dhe menaxhimin e tij ne Kryeqytet. Por, do te kete dhe shume aspekte te tjera te lena pas dore", kritikoi punen e Bashkise, kryetari i LSI. Po keshtu, vijoi Meta, do te vleresohet dhe analizohet dhe puna e te gjithe keshilltareve te LSI-se, e perfaqesuesve te saj ne keto struktura te zgjedhura te pushtetit vendor, me qellim qe i gjithe ky proces riperteritjeje te dale me konkluzione dhe objektiva te qarta qe do te shtojne dhe forcojne rolin e LSI-se se kryeqytetit.