Ruçi-Topallit:Po shkelen rregullat e demokracisë

Kryetari i grupit të PS Gramoz Ruçi ka shprehur sot shqetësimin për veprimet e fundit në Kuvend me anë të një letre drejtuar kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.
Në letër zoti Ruçi akuzon shumicën në pushtet dhe kryetaren e Kuvendit që në në mënyrë flagrante sipas PS po shkelin çdo rregull bazë të funksionimit të jetës demokratike në Kuvend, duke iu referuar përpjekejve për të amenduar Rregulloren e Kuvendit. Sipas PS kjo tentativë është antiligjore dhe kundër konsesusit politik që nevojitet për këtë akt.
PS-ja parashtron më tej se në kundërshtim të plotë me nenin 13 të Rregullores, është ngritur Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, pa pëlqimin apo pa marrë më parë propozimet nga Grupi Parlamentar i PS në lidhje më anëtarët e këtij këshilli. Emërimi nga Kryetarja e Kuvendit e anëtarëve të opozitës dhunon sipas selizë rozë parimet dhe frymën e Rregullores së Kuvendit.
Marrja në shqyrtim e propozimit të disa deputetëve të mazhorancës, vjen në kundërshtim sipas PS-së me Rregullorën e Kuvendit e cila përcakton mënyrën se si amendohet rregullorja dhe procedurat që ajo ndjek për tu përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit.
Propozimi në fjalë sipas letrës së kreut të grupit socialist synon të eliminojë përfundimisht votimin e fshehtë në lidhje me dhënien e pëlqimit nga Kuvendi për këto funksione kushtetuese. Nuk është rastësi vijon më tej letra e Ruçit që ky propozim vjen në kohën ku Presidenti i Republikës ka sjellë disa dekrete për miratim dhe të tjera presin të vijnë.
Në realitet sipas PS-së maxhornaca synon të përsërisë të njëjtin skenar si me rrëzimin e kandidaturës për Gjykatën Kushtetuese, jo më në bazë të kritereve profesionale e ligjore, por në bazë të urdhërimit politik. Sipas PS-së ndryshimi është vetëm shprehje e frikës që maxhornaca ka në mos kontrollin politik të votave të deputetëve të saj në kohën që opozita është në Kuvend.
PS këkron që çështja t'i nënshtrohet një debati më të gjërë profesional, përfshirë edhe asistencën e partnerëve ndërkombëtar dhe se çdo këmbëngulje është një minim që i bëhet klimës së nevojshme për një parlament demokratik, dhe në kushtet kur po bëhen përpjekje për daljen nga kriza politike. Veprime të kësaj natyre që shkelin Kushtetutën dhe ligjet e vendit sipas selise rozë janë përditë e më shumë hapa në drejtim të kundërt me integrimin e vendit duke thelluar krizën e demokracisë, drejtësisë dhe ekonomisë.