E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndroqi prezantohet si president i Shkumbinit

Presidenti i RTV "Ora News" dhe kompanisë "Yldon" , zoti Ylli Ndroqi është prezantuar sot si President i klubit të futbollit të Shkumbinit. Prezantimi i zotit Ylli Ndroqi para ekipit të Shkumbinit është bërë në Qendrën Kulturore të qytetit të Peqinit ndërkohë që qytetarë të shumtë peqinas e kanë pritur me duartorkitje dhe i kanë uruar mirseardhjen presidentit të ri të ekipit të tyre të zemrës. Ndërkohë zoti Ylli Ndroqi ka inaguruar sot edhe fillimet e punimeve për restaurimin e stadiumit të këtij qyteti.
Në fjalën e tij presidenti i Shkumbinit Ylli Ndroqi falenderoi qytetarët e Peqinit për mikpritjen madhështore duke shtuar se ai do t'ua rikthej këtë nderë në një investim me një ambjent sportiv dhe me një stadium ku do të zhvillohen ndeshjet që ky ekip do të fitojë.
"Ju premtoj se me mbështetjen që do më jepni do të investoj për ambjentet sportive theksoi Ndroqi duke shtuar se do të investojë që ekipi i Shkumbinit të jetë kampion.
Kryetari i bashkisë së Peqinit Ilir Rusha ka falenderuar presidentin e ri të ekipit të Shkumbinit zotin Ylli Ndroqi duke theksuar se ky ekip do t'i përmbush të gjitha detyrimet për t'u bërë kampion dhe të arrijë edhe të jetë përfaqësuese edhe në kampionatin europian.
Ndërkaq deputeti i PD-së Dashnor Sula në fjalën e tij theksoi se sot po fryn një erë e re me presidentin e Shkumbinit zotin Ylli Ndroqi. Deputeti Sula duke u shprehur entuziast për arritjet edhe më të larta të ekipit të Shkumbinit theksoi se sot është një ditë historike për këtë ekip pasi do të fryjë edhe një erë e re. Gjithashtu deputeti Sula pasi bëri një përmbledhje të historikut të ekipit të Shkumbinit theksoi se ky klub është me tradita të mëdha dhe premtoi se do ta mbështesë përherë ekipin e tij të zemrës.
Zoti Ndroqi do të ketë 85% të aksioneve ndërsa bashkia e Peqinit do ketë 15% të tyre. Marrëveshja është nënshkruar ditën e djeshme nga zoti Ylli Ndroqi dhe kryetari i Bashkisë së Peqinit, Ilir Rusha.
Gjithashtu presidentit të ekipit të Shkumbinit Ylli Ndroqi iu dhurua edhe shalli dhe fanella me numrin 10 të ekipit të Shkumbinit në shenjë mirënjohje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›