E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Vlerësoni reformat, fundi i marsit nuk është larg

Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi ka deklauar se opozita do t`i përmbahet marrëveshjes me mazhorancën duke miratuar kodin civil pavarësisht se gjatë shqyrtimit të tij nuk janë zbatuar procedurat. Duke folur në seancën plenare, Ruçi theksoi se kodi civil është një kërkesë e partnerëve ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian për Shqipërinë prandaj edhe opozita do të japë votën e saj.
 

“Duke qënë që proceduarat nuk janë zbatuar nuk duhet ta kishit përfshirë në rendin e ditës. Ne kemi miratuar 3 marrëveshje për ligjet me shumicë të cilësuar ku opozita është treguar korrekte, për reformën zgjedhore që është pika e parë e rekomandimeve të KE-së dhe reforma parlamentare që nuk po ecet dhe nuk ka as merakun më të vogël nga shumica për të. Ne do ta japim prezën tonë për ta kaluar sot në seancë për të dhënë mesazhin që nuk është opozita që po pengon por është mazhoranca që po zvarrit reformën parlamentare dhe reformën zgjedhore” ka theksuar Ruçi.
 

Ai i ka bërë thirrje mazhorancës që të bashkëpunojë me opozitën përpara se Komisioni Europian të shprehet në lidhje me marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë.  “Ne ju paralajmërojmë që fundi i marsit nuk është larg. Vlerësoni edhe ju këto reforma. Kujtoni se ia hodhët opozitës por përkundrazi bëni gabim pasi ndërshkoni Shqipërinë nuk do ndërshkoni opozitën” ka theksuar Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›