E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci Votojme ligjin nese hetohen zgjedhjet

Partia Socialiste kushtezon miratimin e ligjit te Gjykates Administrative me ngritjen e komisionit hetimor te zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne nje konference per shtyp kryetari i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci ka deklaruar se opozita eshte e gatshme te miratoje ligjin per gjykaten administrative nese ne Kuvend miratohet nje pakete nismash e bazuar ne kerkesen e vazhdueshme te saj per transaprence.

PS-ja eshte e gatshme te angazhohet per miratimin e nje pakete nismash qe do te kthenin vendin dhe jeten politike ne normalitet . Paketa duhet te jete e mbeshtetur nga rezoluta e KE-se per ngritjen e komisioni me shumice nga opozita dhe ne kerkesen e PS-se per te hetuar dhe hapur dokumentacioni e zgjedhjeve te 28 qershorit theksoi Ruci duke shtuar se ne kete pakete nismash pervec ligjit per gjykaten administrative te miratohet edhe nje rezolute ku te percakton masat per proceset integruese te vendit.

Nderkohe Ruci e ka cilesuar deklaraten e ambasades amerikane per miratimin e ligjit te Gjykates Administrative si nje kembane alarmi per qeverine shqiptare. Dje SHBA-se leshuan nje kembane tjeter per Gjykaten Administrative dhe kjo alarm i bashkohet thirrjeve te vazhdueshme te partnereve tane nderkombetare per stabilizimin e situates politike dhe marrjen e nismes nga qeveria per dialog shtoi me tej Ruci.

Ai gjithashtu theksoi se Partia Socialiste eshte e angazhuar per te bere nje reforme elektorale e bazuar ne kerkesat e OSBE/ODIHR-it dhe nje reforme kushtetuese qe synon forcimin e drejtesise ne vend dhe i ebri thirrje kryeministrit Berisha qe te nise dialogun me PS-ne ne te mire te vendit. Sot eshte rasti qe Berisha te tregoje qe di te dialogoje ne te mire te interesave madhore te vendit shtoi me tej Ruci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›