Ruçi: Zgjedhjet u manipuluan, PS fakte të pakontestueshme
TIRANE- Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruci deklaron se PS ka fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve të 8 majit.
I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” Ruçi tha se “pjesë e skemës së maniupulimeve janë listat e zgjedhësve dhe kartat e identitetit false të përdoru për votim nga shtetas të ndryshëm”. Duke qëndruar te çështja e listave zgjedhore Ruci nënvizoi se “vetëm në Tiranë PS ka prova se janë kryer 8000 rekorde me dublime . “Nëse këto dublime nuk do ishin-tha Ruçi-atëherë PS në Tirane do ishte para me 20 mijë vota.”
Gjatë emisionit kreu i Grupit PS tha se socialistët janë fituesit absolutë të këtyre zgjedhjeve pasi rezultati i Tiranës ështe lexuar publikisht në sy të miliona shqiptarëve.
Duke iu referuar Kodit Zgjedhor Ruçi u shpreh se ky Kod flet qartë se fletët e hdhura në kutitë e gabuara janë të pavlefshme dhe në këtë mënyrë u vlerësuan ato dhe në 2009. Ai vlerësoi si antiligjore veprimet e KQZ me hapjen fillimisht të 117 kutive të votimit për të numëruar votat e pavlefshme.
Duke komentuar veprimet e fundit të PS lidhur me pjesëmarrjen e kësaj partie në Kuvend sipas Rucit ky “nuk përbën bojkot por një qëndim të ri ndaj Kuvendit në këtë situatë politike.” Kurse ftesa e Berishës për opozitën për reformën zgjedhore, për Ruçin nuk përbën asnjë ofertë të re.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)