Ruçi letër Topallit: Ndryshimi i rregullores së Kuvendit, skenar ndaj dekreteve të Topit

Tiranë, 2 Qershor, NOA Kuvendi po shkel hapur rregulloren e tij duke kërkuar amendim të saj për votimet e hapura dhe përgjegjësi direkte për këtë duhet të mbajë kryetarja e tij, Jozefina Topalli, e cila po përgatit në emër të mazhorancës një skenar për të rrëzuar dekretet e presidentit Topi për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.
Një akuzë e tillë ngrihet në letrën që kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i ka nisur asaj, ku i parashtron arsyet se përse ai mendon që përpjekja e mazhorancës në Kuvend për të amenduar rregulloren, është në kundërshtim me ligjin e parlamentarizmit.
Në kundërshtim të plotë me nenin 13 të Rregullores, është ngritur Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, pa pëlqimin apo pa marrë më parë propozimet nga grupi parlamentar i PS në lidhje me anëtarët e këtij këshilli. Emërimi nga Kryetarja e Kuvendit e anëtarëve të opozitës, pa pyetur më parë ata vetë, grupin politik të cilit i përkasin dhe mbi të gjitha në mënyrë të fshehtë dhe pa asnjë lloj dijenie, dhunon parimet dhe frymën e Rregullores së Kuvendit, citohet në këtë letër.
Shkeljet flagrante të procedurës, si në formimin e Këshillit ashtu edhe në futjen e propozimit për ndryshimin e rregullores, me nxitim të pajustifikuar për rëndësinë që paraqet ky akt, tregojnë qartë synimet e mbrapshta që ka mazhoranca në lidhje me një nga funksionet më të rëndësishme që ka kuvendi, dhënien e pëlqimit për kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, vë në dukje mes të tjerash kreu i deputetëve socialistë.
Duke shtuar se propozimi në fjalë synon të eliminojë përfundimisht votimin e fshehtë në lidhje me dhënien e pëlqimit nga Kuvendi për këto funksione kushtetuese.
Kjo përbën një devijim thelbësor të parimeve të gjithë-pranuar por edhe të sanksionuara në këtë rregullore, sipas të cilës, votimi për personat është gjithmonë i fshehtë. Dhunimi i këtij parimi synon ushtrimin e presionit ndaj deputetëve, për të imponuar një qëndrim politik në lidhje me emërimet e mundshme në organet kushtetuese, përfundon letra në fjalë.
Duke mos harruar të citojë se jo rastësisht ky propozim vjen në kohën ku Presidenti i Republikës ka sjellë disa dekrete për miratim dhe të tjera presin të vijnë.
Në realitet, ju kërkoni të përsëritni të njëjtin skenar si me rrëzimin e kandidaturës për Gjykatën Kushtetuese, jo më në bazë të kritereve profesionale e ligjore, por në bazë të urdhërimit politik, citon letra e Ruçit.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")