E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi ngre komision, nuk zgjidhet kriza

Parlamenti miraton me 73 vota të mazhorancës ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, ndërkohë që seanca maratonë ka mbyllur punimet e saj pa gjetur konsensus mes palëve. Në përfundim të seancës e cila ka zgjatur plot 19 orë, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi deklaroi tërheqjen e deputetëve socialistë nga nisma për komision hetimor. Nga ana tjetër kryetaria e kuvendit Jozefina Topalli ka kërkuar të votohet ngritja e komisionit hetimor i cili nuk do të hapë kutitë.
Më herët z.Ruçi ka përsëritur apelin drejtuar mazhorancës lidhur me zgjidhjen e krizës, ndërsa ka theksuar se komisioni hetimor nuk shkel kushtetutën dhe as ligjet e vendit.
Demokratët përmes Astrit Patozit kanë akuzuar socialistët se nuk kërkojnë trasparencë por synojnë të destabilizojnë politikën.
Kuvendi i Shqipërisë nisi punimet ditën e enjte ku në rend të ditës parashikohej diskutimi dhe votimi i kërkesës së Partisë Socialsite. Pasi kanë folur afro 120 deputetë, në këtë seancë e cila zgjati plot 19 orë, ligjvënësit shqiptare kanë përcjellë në debat e sipër edhe komisionierin e zgjerimit Stefan Fyle i cili kishte kërkuar zgjidhjen e krizës përpara vizitës së tij në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›