Rud Gulit, pritje madhështore në Çeçeninë e Kadirov
CECENI- Lideri i Çeçenisë Ramzan Kadirov dhe një numër i madh tifozësh i dhuruan një pritje tepër të ngrohtë holandezit Rud Gulit, që është zgjedhur trajneri i ri i Terek Groznit.
Kalimi i ish-futbollistit të Milanit në klubin çeçen është konsideruar një surprizë nga të gjithë, për më tepër që Kadirov ka qenë një nga të akuzuarit e Perëndimit për shkelje të të drejtave të njeriut. Në aeroportin e Groznit kanë dalë qindra tifozë të veshur me ngjyrat e Terekut, duke entuziazmuar edhe vetë Rud Gulit.
“Nuk jam këtu për politikë, jam këtu për të rritur futbollin në Grozni, që njerëzit të jenë krenarë për skuadrën e tyre. Kjo është sfida ime e madhe edhe pse shumë njerëz mund të mendojnë se kam ardhur këtu për para”, deklaroi tekniku holandez, i ulur në krah të liderit Kadirov.
Një dekadë pasi trupat ruse u futën në Çeçeni, ky vend është ende i përfshirë nga problemet e dhunës. Por, Ramzan Kadirov e siguroi Rud Gulit se nuk ka pse të ketë frikë. Trajneri holandez bëri të ditur se vetë nuk do të banojë në Çeçeni, por në qytetin Kislovodsk, që është 300 kilometra larg Groznit, në rajonin kristian të Stavropolit.
Ramzan Kadirov, që është edhe kreu i klubit të Terekut, është i përzgjedhur nga Kremlini për të ruajtur stabilitetin në Çeçeni, por ai është akuzuar shpesh për shkelje të të drejtave të njeriut dhe dhunë. Ai i kërkoi Rusisë që Grozni të ishte një nga 13 qytetet pritëse për Botërorin 2018, por Rusia e ka hedhur poshtë këtë opsion.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)