E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani, presidentikundër privatizimittë kompanive të gazi

BUKURESHT- Presidenti rumun Traian Basescu u shpreh sot se nuk e përkrah privatizimin e shoqërive të nxjerrjes, shfrytëzimit dhe transportit të gazit Romgaz dhe Transgaz, edhe pse nuk përjashton shitjen e paketave të aksioneve. "Nuk jam përkrahës i privatizimit të Romgaz ose Transgaz", deklaroi Basescu në një intervistë për radion kombëtare rumune.

"Kriza na ka treguar se është mirë që në disa çaste shteti mund të ndërhyjë", shtoi ai. "Nuk jam partizan i privatizimit të segmenteve strategjike si ato që kanë mbetur shtetërore duke filluar nga Posta. Mund të shesim paketa aksionesh, si dhe Transelectrica (kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike), Romgaz pa humbur shumicën e aksioneve", vazhdoi Basescu.

Rumania mbulon rreth 80 për qind të nevojave të saj në gaz falë shtresave në Detin e Zi dhe në Transilvani. Romgaz është i specializuar në nxjerrjen, shfrytëzimin dhe magazinimin e gazit natyror. Transgaz siguron transportin e gazit natyror.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›