E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, kushecën shpejt, jetonmë gjatë

SHBA- Kërkimet e reja tregojnë se shpejtësia e të ecurit në këmbë tek të moshuarit ka lidhje direkte me jetëgjatësinë e tyre.

Rezultatet e këtij kërkimi që u botuan në revistën e shoqatës mjekësore amerikane u ndërmorën nga qendra mjekësore e universitetit të Pitsburgut dhe tregojnë se personat mbi moshën 65 vjeç që ecin më shpejt në këmbë se bashkëmoshatarët e tyre jetojnë më gjatë.

Mjekët besojnë se ecja me shpejtësi në këmbë tek të moshuarit është tregues që sisteme të ndryshme në trupin e tyre funksionojnë në rregull dhe mundet që duke matur shpejtësinë e të ecurit në këmbë të parashikohet edhe jetëgjatësia e tyre. Ky parashikim është i tillë që personat e moshuar që ecin më shpejt në këmbë gëzojnë shëndet më të mirë në krahasim me moshatarët e tyre dhe pritet që të jetojnë më gjatë.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›