E Diel, 1 Nëntor 2026

Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti përfundojnë në gjyq

Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti përfundojnë në gjyq

Prej muajsh lart e poshtë po qarkullojnë thashetheme se aktorja Rudina Dembacaj nuk lejon ish-bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfaj, që të takojë vajzën e tyre, Viktorian.

Këto thashetheme dolën në qarkullim pas disa statuseve nga vetë Varfaj i cili thoshte se kishte prej një viti që nuk e kishte takuar vajzën. Mirëpo, këto akuza u hodhën poshtë nga aktorja duke lënë të kuptohet se e gjithë kjo skenë nga ish-bashkëshorti i saj bëhet vetëm që ai të marrë vëmendje.

Ndërkohë, së fundmi “ALBEu.com”, bën me dije se Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti kanë përfunduar në gjyq ku janë përballur më njëri-tjetrin para drejtësisë.

Nuk dihet ende se cila është pala paditëse, por aktorja Rudina është parë mjaft e tensionuar në ambientet e gjykatës ku shoqërohej nga bashkëshorti i saj Mark Frroku.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Mozzik publikon momentin e ëmbël me të birin, gjesti i reperit tërheq vëmendjen

Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve, këtë herë në fokus kozmetika

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›