E Diel, 1 Nëntor 2026

Rudina Magjistari përpara një sfide të re?

TIRANE - Një nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar, Rudina Magjistari, ndodhet përpara një sfide të re televizive. “Bluetooth” ka mësuar se sapo është kthyer nga pushimet, ajo ka nisur bisedimet me një nga kompanitë e mëdha në Shqipëri. Sipas burimeve tona jo zyrtare, kjo kompani është Lotaria Kombëtare, e cila do t’i propozoje Rudinës që të bëhet prezantuesja e shortit të Loto “6 nga 39”. Vetë Rudina, por edhe Lotaria Kombëtare nuk kanë pranuar që të komentojnë mbi këtë histori, e cila ka disa ditë që diskutohet në rrethet gazetareske. 

“Bluetooth” ka mësuar se Rudina Magjistari shumë shpejt do të takohet me përfaqësuesit e Lotarisë Kombëtare për të finalizuar gjithçka.
Loto “6 nga 39” është loja e parë që Lotaria Kombëtare ka hedhur në tregun shqiptar. Deri më tani kjo lojë ka rezultuar e suksesshme dhe tërheqëse. Për këtë javë vlera e çmimit të madh të lotos ka arritur shifrën rekord të 188 milionë lekëve. Kjo shumë marramendëse është në dispozicion të fituesve me 6 numra të saktë. Burimet tona pohuan se gjithçka pritet që të zyrtarizohet gjatë javës së ardhshme.

Nëse Rudina Magjistari do t’i bashkohet ekipit të Lotarisë Kombëtare, ajo do të ndajë studion me Florian Agalliun, i cili ka qenë i pranishëm në shorteun e Loto “6 nga 39” që nga dita e parë. Deri sa të mësojmë më shumë javën tjetër, ne po publikojmë disa foto që kemi mundur të shkëpusim nga pushimet e Rudinës.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›