E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria: Rritet interesi i investitorëve, 3 drejtimet ku duhet të përqendrohet qeveria

TIRANE - Prodhuesit dhe industrialistët i kërkojnë qeverisë së re që të hartojë një strategji ekonomike dhe fiskale për të tërhequr investimet e huaja. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Konfindustria bën të ditur se qeveria duhet të vazhdoje politikën e taksave të ulëta, sikundër zbatohet edhe në vendet e tjera të rajonit.

Ajo duhet te evidentojë sektorët ekonomike që do të jenë parësore në programin qeverisës, shoqëruar me mënyrat e tërheqjes së kapitalit. Gjithashtu sipas Konfindustrisë, investitorët e huaj shprehin interes në rritje për politikat e zmadhimit të tregut të Shqipërisë me Kosovën, vendet e CEFTA dhe Bashkimit Europian.

Konfindustria vlerëson se ka një rritje të ndjeshme prej 2-3 herë të interesit të investitorëve të huaj për vendin tonë në gjysmën e parë të këtij viti. Kjo për shkak të krizës globale që ka prekur disa vende europiane, por edhe për projektet e mëdha infrastrukturore si TAP, energjetika, etj.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›