Dieta mesdhetare, "mburojë" ndaj diabetit
Një studim i ri, i kryer nga shkencëtarë grekë dhe italianë tregon se mënyra mesdhetare e ushqimit, e kombinuar me një dietë me hidrokarbure të ulëta, mund të mbrojë nga diabeti i tipit 2.
Studiuesit nga instituti i kërkimeve farmakologjike “Mario Negri” në Milano, fakulteti i mjekësisë i Universitetit të Athinës dhe i fakultetit të shëndetit publik të Universitetit Harward, që i publikuan rezultatet në revistën “Diabetologia” të Unionit Europian për studimin e diabetit, shqyrtuan rastet e rreth 22 300 grekëve, nga të cilët të 2 330 shfaqën simptoma diabeti në një periudhë 11 vjeçare.
Studimi tregoi se ata që ndoqën relativisht me korrektesë dietën mesdhetare, kishin probabilitet 12% më të ulët për të shfaqur diabet.
Njerëzit që konsumonin më shumë hidrokarbure (ngarkesë të lartë glicemie), kishin 21% më shumë probabilitet të shfaqin diabet, në raport me ata që konsumonin më pak hidrokarbure (ngarkesë të ulët glicemie).
Një karakteristikë e veçantë e ushqimit mesdhetar është përdorimi i vajit të ullirit ekstra të virgjër, që ka efekt të dobishëm në ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës.
(a.jole/Balkanweb)