Rufi Osmani zyrtarizoi partinë e tij
Skenës politike shqiptare në Maqedoni prej sot edhe zyrtarisht iu shtua edhe një parti politike. Kryetari i komunë së Gostivarit, Rufi Osmani, sot në Shkup promovoi partinë e tij e cila u pagëzuar, Rilindja Demokratike Kombëtare
Kryetari i kësaj partie Rufi Osmani, në fjalimin e tij në konferencën promovuese ka shpalosur platformën e tij politike.
Osmani ka paralajmëruar se në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të garojë e vetme.
Osmani në fjalimin e tij ka folur rreth zhvillimeve aktuale, situatën politike statusin e shqiptarëve, integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, si dhe marrëveshjen e Ohrit, e cila sipas tij nuk arriti synimet.
“Marrëveshja e Ohrit nuk arriti synimin historik sepse ishte e kushtëzuar me njëzet përqindëshin, që është akt ironik dhe antishqiptarë. Maqedonia sot nuk dallon nga koha e 2001, pasi që dhuna dhe represioni ndaj shqiptarëve vazhdon edhe më tej. Pas luftës janë vrarë dhe burgosur qindra shqiptarë, kanë ndodhur procese shumë të dhimbshme për shqiptarët, Rasti i Sopotit, ai i Brodecit si dhe enciklopedia”, ka deklaruar, Osmani.
Në fjalimin e tij Osmani gjithashtu ka përmendur se synimi i partisë së tij do të jetë realizimi i aspiratave të shqiptarëve për shtetëformësi.
“Kjo mund të bëhet më një federalizmi jo-territorial që donë të thotë funksionimi i shtetit me anë të konsensusit”, ka thënë Osmani.
Ai gjithashtu ka përmendur edhe kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, duke thënë se kjo mund të zgjidhet sipas modelit kroato-slloven.