E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryengritësit në Libi pushtojnë Sirten

Nga Express më 28 mars 2011 në ora 11:58

Forcat kryengritëse në Libi, që e kundërshtojnë regjimin e sunduesit, Muammar Gaddafi, kanë pretenduar se e kanë marrë kontrollin ndaj qytetit Sirte, që është vendlindja e Gaddafit.

Megjithatë, nuk ishte i mundshëm verifikimi i menjëhershëm i këtij pretendimi.
Agjencitë e lajmeve raportojnë se zëdhënësi, Shamsidin Adbulmolah, ka thënë se luftëtarët kryengritës nuk kanë hasur në rezistencë të madhe nga forcat besnike të Gaddafit, derisa ata kishin lëvizur kah qyteti Sirte.

Ishte raportuar se caqet në këtë qytet ishin në shënjestër të sulmeve ajrore shumëkombëshe, gjatë natës së kaluar, që janë të autorizuara nga rezoluta e OKB-së për zonë të ndalim – fluturimit dhe mbrojtje të civilëve në Libi.

Nga ana tjetër, duke u shprehur për situatën në Libi, sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates, tha se regjimi i Gaddafit nuk kishte paraqitur kërcënim të menjëhershëm për Shtetet e Bashkuara dhe se Libia as që “interes vital” i sigurisë së SHBA-së.

Sipas tij, Washingtoni i është bashkuar intervenimit ndërkombëtar të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për t’i mbrojtur civilët në Libi dhe për ta parandaluar fluksin e refugjatëve nga Libia, që potencialisht do t’i destabilizonte shtetet fqinje, Egjiptin dhe Tunizinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›