Rugova kërkonte krijimin e “Iliridës”

Presidenti, tani i ndjerë, i Kosovës, Ibrahim Rugova, kishte kërkuar krijimin e shtetit “Ilirida”. Kështu pohon ish-shefi i shërbimit sekret grek, Nikolas Grilakis.
Sipas të përditshmes maqedonase, “Biznis”, ai ka qenë i pranishëm gjatë një bisede ndërmjet ish-kryeministrit grek, Konstantin Micotaqis dhe Rugovës.
Në atë takim, Rugova ka thënë se rreth 900 mijë shqiptarë në Maqedoni dhe 2.3 milionë në Kosovë duhet të jetojnë në shtet të përbashkët të tyre. Në pyetjen e Grilakisit, drejtuar Rugovës, se çfarë planifikon me pjesët e tjera të Maqedonisë, Rugova ishte përgjigjur. “Ata do të ndahen mes Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë”.
Me këto deklarata, Grilakis ka dashur të bëjë me dije se të gjitha shtetet fqinje kanë pasur aspirata ndaj Maqedonisë, ndërsa vetëm Greqia në ato momente mbronte integritetin territorial të Maqedonisë.