Ruhani kerkon bisedime serioze

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani, foli për bisedime “serioze dhe të rëndësishme” me bashkësinë ndërkombëtare për programin bërthamor.
Në konferencën për shtyp, e para pas marrjes së detyrës, Ruhani shprehu besimin se shqetësimet e dy palëve mund të zgjidhen brenda një kohe të shkurtër, vetëm përmes “bisedimesh e jo kërcënimesh”. Duke folur për gazetarët e vendit dhe ata ndërkombëtarë në Teheran, Ruhani nënvizoi se programi i pasurimit të uraniumit është paqësor e i ligjshëm dhe do të vazhdojë, por nga ana tjetër shprehu vendosmërinë për t’i dhënë zgjidhje konfliktit të gjatë. Ruhani IraniRuhani bën betimin, reagon Izraeli Iran, Ruhani merr zyrtarisht detyrën Çështja bërthamore, Irani premton transparencë tha se Shtetet e Bashkuara nuk e kuptojnë siç duhet, se çfarë ndodh në Iran dhe nuk i është përgjigjur në mënyrën e duhur, pas zgjedhjeve presidenciale të qershorit. “Sjellja dhe fjalët e Uashingtonit janë kontradiktore - tha Ruhani, duke shtuar se - ekziston atje një grup luftë-nxitës, që kundërshton bisedimet dhe merr urdhra nga një vend tjetër” - me sa duket, siç shkruan BBC, një referencë kjo për Izraelin. Shtetet e Bashkuara thanë se presidenca e Ruhanit përfaqëson një mundësi për Iranin, për të zgjidhur “shqetësimet e thella”. “Nëse qeveria e re e zgjedhur do të angazhohet me seriozitet për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore për çështjen, do të gjejë partnerin e gatshëm te Shtetet e Bashkuara”. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që ndodhet në Romë, mirëpriti thirrjen e Ruhanit për bisedime. Më herët, zv/ministri i Jashtëm rus tha se, raundi i ri i bisedimeve mes Iranit dhe pesë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermaninë, nuk duhet të vonojë dhe duhet të zhvillohet në mes të shtatorit. / Top Channel