Ruka dhe Milkani një dokumentar për himnin kombëtar
Himnit i flamurit një monument i gjallë i kombit ose kryekënga e shqiptarëve do të shënohet në kujtesen kinematografike me një dokumentar të regjizorit Petrit Ruka dhe producentit Pirro Milkani. Dokumentari artistik prej 50 minutash përmban 100 vjet histori te Shqipërisë dhe është vlerësuar me 20 milionë lekë nga Qendra Kinematografike në projektet e miratuara për vitin 2010.
Regjisori Ruka vlerëson se ende duhen afro 30 milione lekë për ta realizuar në parametrat profesionalë pasi xhirimet zhvillohen më së shumti në Rumani ku u krijua nga rilindasi Asdreni dhe kompozitori Cipriam Porumbesku.
Himni kombëtar shqiptar është krijuar katër vjetë para shpalljes së pavarsisë dhe i ka rezistuar si variant katër herë konkurseve në vitin 1923, 37,46 dhe 78. Duke marrë si pikënisje dhe shesh xhirimi Bukureshtin që kushton afro 8 mijë euro të vizitave në arkivat rumune dhe më tej Shqipërinë e Poshtme, regjisori Ruka do të realizojë një udhëtim të 2 kasnecëve ndër ta dhe Patrioti Spiridon Ilo drej viseve shqiptare në prag të pavarsimit. Dokumentari për 100 vjetorin e himnit kombtar sipas autorëve pritet të shfaqet ditën e flamurit gjatë festimeve të këtij 28 Nëntori në Vlorë.