Reshjet bllokojne rruget

Ne qytetin e Durresit rruget jane mbushur me uje dhe as nderhyrja e punonjesve te bashkise nuk ka mbajtuar per te normalizuar gjendjen per shkak te sasise te madhe te ujit.
Ne kete qytet ka patur edhe permbytje te shtepive ne katet e para te pallateve apo banesave te ulta. Ka patur edhe bllokime te rrugeve nga sasia e madhe e ujit.
Situate e ngjashme eshte krijuar edhe ne qytetin e Vloress. Per ore te tera rruget kryesore kane qene nen uje deri ne 60 centimetra duke shkaktuar edhe bllokimin e tyre.
Shume mjete kane mbetur te fikura nga uji dhe eshte dashur nderhyrja e mjeteve te tjera. Ndersa ne periferi te qytetit ka patur permbytje te banesave. Ne rendimin e situates ka ndikuar edhe nderprerja e energjise elektrike ne nje nga hidrovoret e qytetit.
Ne Berat pervec qytetit ka patur permbytje te konsiderueshme edhe ne zonat periferike si dhe ne komunen Lumas ku lumi ka dale nga shtrati duke bllokuar mbi 400 nxenes por edhe shume mjete.
Ka nje numer te madh shtepish te permbytura por edhe siperfaqe toke. Permbytje te konsiderueshme tokash ka patur edhe ne Shkoder, Lezhe, Durres, Vlore dhe Berat.
Ndersa ne Fier, pervec permbytjeve ne qytet dhe ne tokat bujqesore eshte bllokuar edhe rruga Lushnje-Fier si dhe rruget lidhese te Fierit me zonat rurale.
Ne nje pjese te rruges nacionale thellesia e ujit ishte shume e madhe dhe per kete arsye eshte bere bllokimi i saj nga ana e kompanise ndertuese.
Edhe ne Lushnje reshjet kane shkaktuar deme kryesisht ne tokat bujqesore por edhe ne periferi te qytetit. Bllokime rrugesh ka patur edhe ne Kukes, ku po punohet per te mbajtur hapur rrgen nacionale.
Ne Librazhd shirat e shoqeruara me ere te forte kane demtuar rende fushat e mbjella me miser. Banoret e zonave rurale thone se kane pesuar deme edhe ne banesat e tyre.
Ndersa ne Shkoder me te goditura kane qene fshatrat ne zonen fushore ku ne Bushat disa familje jane permbytur.Probleme ka patur ne Lezhe ku ka patur nje sasi te konsiderueshme siperfaqe toke bujqesore nen uje por edhe shtepi banimi.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code