Ruli Ish-Ekspoziten socialistet tentuan tua japin bizneseve te medha ne 2005-n

Ish ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Genc Ruli aktualisht minister i Bujqesise i eshte referuar dje ne Kuvend ceshtjes se privatizimit te ish Ekspozites Shqiperia sot. Ne vijim te akuzave te Partise Socialiste per abuzim dhe shkelje te ligjit ne procesin ne fjale ministri Ruli kujton se eshte zbatuar ligji dhe vetem ligji. Ne kete sens ai tha se prona i eshte kthyer me te drejte pronareve te ligjshem. Jane te pabaza te gjitha akuzat per favorizime koncesionesh e korrupsion. Asnje nuk i referohet ligjit. I shmangeni edhe apelit te pronareve per kthimin e prones. Lidhur me ceshtjen e Ekspozites skemi pasur asnje perplasje me bizneset aty por prona i takonte pronareve te ligjshem- u shpreh Ruli. Ai ka theksuar gjithashtu se ish Ekspozita eshte tentuar te privatizohet nga biznese te medha qe ne vitet 2004-2005. Tek Ekspozita ka pasur tentativa qe ne vitet 2004-2005 ti jepej me qera bizneseve te medha deklaroi me tej Ruli.
...