E Shtunë, 31 Tetor 2026

73 vota pro ne mbeshtetje te ligjit qe zgjidh njehere e pergjithmone problemin e pronave

17-09-2010 / Gazeta 55

Kuvendi rrezon dekretin e presidentit per bllokimin e nismes parlamentare. Berisha Ndeshkim ligjor per grabitesit e prones opozita mbron hipoteken e saj te korrupsionit

Ligji per kthimin dhe kompensimin e pronave eshte miratuar serish ne Kuvend. Ne minutazhin e fundit te seances plenare Kuvendi rrezoi me unanimitetin e mazhorances dekretin e presidentit Topi per kthimin dhe kompensimin e pronave duke e miratuar kete ligj pa ndryshimet e bera. Me 73 vota lsquopro dhe asnje kunder dekreti i kreut te shtetit eshte hedhur poshte me arsyetimin e se ligji i vjen ne ndihme pronareve te vertete te pronave dhe njeherazi ndeshkon perfituesit e paligjshem. Relatori i ligjit ne djale deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi ne seancen plenare se ligji eshte nje filter per cdo vendim te dhene nder vite per kthimin e pronave tek pronaret. Ai ka konfirmuar se ligji i ri i pronave i jep nje pergjigje perfundimtare problematikes disa vjecare mes pronareve te vertete dhe atyre qe kane abuzuar.
Ligji per investimet e huaja ka qene nje tjeter ceshtje e shume debatuar mes mazhorances dhe opozites ne Kuvend. Replikat dhe kunder replikat kane qene ne kuader te qendrimeve respektikve politike por opozita ka demonstruar nje atakim jo te zakonshem per nje ligj te rendesishem sic ai per mbrojtjen e investimeve te huaja.

Berisha Ndeshkim ligjor per grabitesit e prones opozita mbron hipoteken e saj te korrupsionit

Kryeministri Sali Berisha ka mbrojtur dje ne Kuvend ligjin Per Pronen nje draft ky i hartuar nga mazhoranca. Ne fjalen e tij nga foltorja e Kuvendit gjate seances plenare kreu i ekzekutivit i beri thirrje opozites te mbeshtese ligjin pasi sic theksoi kryeministri ky ligj sjell te drejten ne vend. Duke iu drejtuar deputeteve te opozites kryeministri Berisha theksoi se ata kembengulin qe te mos e miratojne ligjin per pronen pasi fshehin prapa gjithe tokat e grabitura. Sipas tij ish-pronaret pane gjate gjithe ketyre viteve qe tentakulat e pushtetit te shtrihen drejt tokave te tyre dhe prandaj ligji qe propozon qeveria synon zhdukjen e tyre.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›