Po perballemi me nje opozite qe po lufton sistemin demokratik si nenshtrohemi takses-perqindje te Edvinit

Kryeministri ne intervisten e mbremshme ne emisionin Opinion te Blendi Fevziut. Opozita ti drejtohet Strasburgut KQZ duhet te zbatoje ligjin. Liberalizimi i vizave - brenda vitit cdo qytetar do udhetoje i lire ne Schengen
Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje gjate nje interviste ne emisionin Opinion te gazetarit Blendi Fevziu se opozita eshte konvertuar si nje megafon i prishur per te cenuar sistemin demokratik te Shqiperise dhe atakuar rrugen e integrimit evropian. Kreu i qeverise akuzoi ashper Partine Socialiste dhe deputetet e saj per shpifje dhe mashtrime te paprecedenta ndaj opinionit publik per qellimin e vetem mbulimin e aferave korruptive te Edi Rames dhe klanit te tij mbizoterues ne Bashkine e Tiranes.
Berisha komentoi akuzat e opozites ndaj deputeteve Bulku Vokshi dhe ministrit Genc Ruli. Opozita po ben megafonin e keq me shpifje dhe trillime. Nga te gjitha keto ajo qe spikat eshte se keta jane kunder sistemit. Dy artiste kemi ne ate parlament dhe mendoj se i bejne shume nder parlamentit. Akuzat dhe trillimet jane nje ngritje reale kunder sistemit. Te ngrihesh kunder sistemit ne menyren me cinike. Padyshim qe dikush do te punesohet. Te qenurit menaxher ne nje kompani dhe te sulmosh bashkeshortin eshte plotesisht kunder sistemit. Ne parlamentin shqiptar si ne asnje vend tjeter te botes ngrihen me egersine me te madhe kunder kompanive te aksioneve publike te vendeve me demokratike te perendimit. Ne vend qe kjo te ishte nje krenari per tu pergezuar se nese ata qe ndjekin bursen thone se paska nje kompani ne Shqiperi me kete vlere aksionesh. U perfol se qenka aksioner ne nje kompani publike kanadeze. Kompanite publike kane standardet me te larta etike ne bote. Ne industrine nxjerrese Kanadaja eshte vend lider ne bote. Stream Oil u shpall kompani e partnerit te Albana Vokshi. Kjo eshte kompani publike e kuotuar ne bursen e Kanadase. Kjo zonje nuk ka deklaruar gjendjen pasurore te bashkejetuesit te saj. Kur une kama ardhur ne pushtet u kam kerkuar femijeve te mi te deklarojne pasurine ne nje kohe kur ligji nuk e kishte. Edhe vendet e tjera perendimore te cilat e kane konfliktin e interesit 50 vjecare perfshirjen e parterit ne deklarimin e pasurive e kane ne axhende. Ne Shqiperi ligji nuk e ka nje detyrim te tille. Por ky zoteri Edi Rama edhe tani e ftoj te amendojme ligjin dhe te fusim partneret. A e dini ju se nje minister ne qeverine angleze dha doreheqjen per mos deklarim te pasurise se partneres Pra une personalisht mendoj se partneret duhet te deklarojne pasurine. Cila eshte zgjidhja Z.Rama duhet te behet serioz te bejme publike rubriken e formularit qe cilido zonje apo zoteri te jete i detyruar te perfshije deklarimin e pasurise se partnerit- u shpreh kryeministri Berisha.
Kryeministri foli edhe per debatin e shumediskutuar lidhur me akuzat drejt kryetarit te Bashkise Edi Rama per korrupsion dhe ryshfet. Berisha tha se akuzat jane konkrete dhe se nuk kane asnje ndikim politik porsa kohe Edi Rama ne kembim te miratimit te planit te studimit dhe leshimit te lejes se ndertimit ka kerkuar 20 te aksioneve te Vision Construction. Duke iu referuar ceshtjes se ish Ekspozites dhe kthimi i trullit tek pronaret e vertete Berisha tha se eshte zbatuar ligji dhe se eshte realizuar nje proces privatizimi. Kryeministri kujtoi se cmimi i truallit eshte shitur me 430 euro m2 ndersa Edi Rama ne shkelje flagrante me ligjin i dhuroi Besos truallin e Taivanit me vetem 90 euro m2. A nuk jane kunder sistemit porsa kohe ngrihen perdite kunder privatizimit per nj ligj qe eshte hartuar qe nga viti 1991 per te drejten e blerjes se prones nga pronaret e vertete. Pronari kryesor eshte bashkeshortit i nje deputeteje te majte. Ky shoku ka patur presione te medha per 20 dhe ky ska dhene 20. Ka patur oferta per te zhvilluar zonen. Ju i pate se si pronaret dolen kunder PS-se. Ata kane lidhur nje kontrate me Victoria Counstruction me drejtor ekzekutiv Luan Maten. Po privatizimi me cmim 4 here me te ulet karshi hotel Dajtit me 90 euro m2. Cfare morali kane keta zoterinj Ky pronari e blen me 430 euro m2 ndersa ai pronari tjeter tek Taivani e blen me 90 euro m2. ky ka marre toke publike ndersa keta kane marre token sipas ligjit. Pra jane kunder sistemit- u shpreh kryeministri Berisha.
Fletet e votimit Berisha Opozita ti drejtohet Strasburgut KQZ duhet te zbatoje ligjin
Opozita te ngreje komisionin te kete shumicen ta kryesoje dhe te filloje hetimi per te gjitha ceshtjet e pretenduara nga opozita. Keshtu u shpreh kryeministri Berisha duke iu referuar situates politike ne vend specifikisht kerkesave te opozites lidhur me zgjedhjet e kaluara parlamentare. Berisha tha se opozita duhet te shohe te udhes te respektoje vendimet gjykatave ose ne te kundert ti drejtohet Gjykates se Strasburgut. Ne rast se opozita insiston ne rinumerimin e fleteve nuk kemi asnje kundershtim por ka nje vendim gjykate. Opozita le ti drejtohet Gjykates Kushtetuese apo asaj te Strasburgut. Te marre vendimin e Gjykatave dhe ne le te rinumerojme cdo vote. Te pakten ne ne vitin 2001 faktoi nderkombetar na sugjeroi Strasburgun kete radhe ska patur asnje reagim sepse nuk eshte e nevojshme. Pra nese gjykata vendos ne do ti permbahemi vendimeve te saj. Po te ishte nje loje e dyfishte socialistet mund te kishin te drejte. Nese ne do te djegim fletet e votimit neser socialistet do mendojne se veprimi ishte i qellimshem ne nje kohe kur ne kemi derguar ceshtjen ne gjykate. Ceshtja e rinumerimit zgjidhjet vetem me vendim gjykate. Nje vend si Shqiperia qe aspiron integrimin ne BE vleresohet dhe rivleresohet gjate gjithe punes se saj per qendrimet qe mban ndaj kritereve te Kopenhagenit. Cilat jane Shteti ligjor te drejtat ndaj qytetareve dhe respekti ndaj institucioneve. Nese kjo qeveri largohet nga keto kritereve del nga integriteti i vet. Stabiliteti bazohet vetem ne kushtetuten e vendit ligjet e vendit- deklaroi Berisha.
Lidhur me ligjin qe detyron KQZ-ne te asgjesoje materialet zgjedhore dhe te pergatitet per zgjedhjet e ardhshme Berisha tha se kjo eshte kompetence ligjore dhe ky institucion duhet ti permbahet ketij parimi nese vendimi i gjykates do jete lsquojo per rinumerimin.
Berisha tha se ne Shqiperi por edhe ne Evrope nuk ekziston asnje nen per rinumerim te votave pas finalizimit te nje procesi elektoral.
Liberalizimi i vizave - brenda vitit cdo qytetar do udhetoje i lire ne Schengen
Shefi i ekzekutivit Sali Berisha cileson si afat kohor per heqjen e vizave fundin e vitit 2010-te ne prag edhe te festave te fundvitit. Kryeministri tha se Shqiperia eshte ne nje vit dinamizmi diplomatik per te konfirmuar rrugen e integrimit evropian. Berisha solli ne vemendje se ne teresi eshte bere nje pune e vleresueshme ne plotesimin e kritereve dhe kushteve ekzakte te Bashkimit Evropian. Sipas tij nje pune voluminoze ne kete mes ka patur administrata shteterore. Ky vit eshte viti i dinamizmit te madh integrues. Me 28 prill 2009-e dorezova kerkesen per statusin kandidat. Dokumenti me i rendesishem i drejtuar ne BE i cili qendroi pezull per efekt te zgjedhjeve. Fakti qe zgjedhjet u njohen nderkombetarisht spati asnje prove per manipulim me 16 nentor te vitit te kaluar Keshilli i Ministrave te BE-se shprehu vleresimin e tij per progresin e Shqiperise drejt integrimit. Administrata shteterore ka zhvilluar nje pune voluminoze per afrimin e vendit me strukturat evropiane duke filluar nga plotesimi i pyetesorit te Bashkimit Evropian. Kjo administrate meriton nje mirenjohje te thelle per kete. Asgje per Shqiperine dhe shqiptaret nuk ka te rendesishme se integrimi i vendit. paralel me integrimit ishte procesi i liberalizimit te vizave. Ky proces bazohet ne permbushjen e 120 kerkesave te udherrefyesit. Kerkesa te cilat ne teresine e tyre jane produkt i ketij viti. Keto kishin si kusht kryesor luften kunder krimit te organizuar. Gjate nje viti Shqiperia uli nivelin e kriminalitetit nen mesataren e vendeve te Bashkimit Evropian. Lufta kunder korrupsionit nje beteje e vertete qe sigurisht u finalizua me sukses. Shqipeia mori nje cmim nga OKB vend lider ne bote me 100 prokurime elektronike - deklaroi Berisha. Kryeministri Berisha dha garanci te plota se brenda vitit shqiptaret do udhetojne te lire ne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Liberalizimi i vizave do behet me 100 siguri gjate ketyre muajve qe vijne. Une smund te percaktoj definitivisht nje date sepse ka nje axhende zyrtare Brukseli per Parlamentin Evropian Keshillin e Ministrave te bllokut. Heqja e vizave behet realitet i kryer brenda vitit 2010 - u shpreh shefi i ekzekutivit.