E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama synon t’i marrë frymën biznesit me rritjen e taksave”

13-04-2013 / Gazeta 55

Genc Ruli, Ministri i Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli akuzoi kryetarin e PS-së, Edi Rama, se me programin e tij synon t’i marrë frymën biznesit përpunues dhe agrobiznesit në Shqipëri, përmes rritjes së taksave. “Edi Rama është për taksën progresive dhe ne themi, njerëz bëni kujdes sepse ai mendon vetëm se si taksat t’i rrisë në mënyrë progresive. Për 11 vjet qytetarët kanë parë një Ramë kryetar bashkie që dyfishoi taksat për qytetarët e Tiranës. Ka deklaruar se do heqë TVSH dhe për prodhimet bujqësore dhe ushqimore, kjo ‘bamirësi’ e Ramës vetëm do ta vrasë fermerin shqiptar. Plani i Edi Ramës është një dhe vetëm një, rritja e taksave për biznesin e mesëm. Ne duhet të ndalojmë që rritja e taksave të ndodhë në Shqipëri”, deklaroi Ruli.
Ministri Ruli theksoi vendosmërinë e qeverisë për ta konsideruar zhvillimin e fshatit si një ndër prioritetet e programit të PD-së. “Ky premtim është realist, është i besueshëm, pasi ne arritëm të bëjmë shumë për fshatin gjatë viteve të kaluara. Në 5 vitet e fundit qeveria jonë për herë të parë zbatoi skemën e ndihmave të drejtpërdrejta falas për fermerët. Këto fonde do të shumëfishohen gjatë mandatit të ardhshëm. Eksperienca e ka treguar që modeli jonë ka qenë i suksesshëm”, deklaroi ministri Ruli.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›