E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli kunder Rulit

Ministri i Ekonomise dhe Energjetikes ne deklaraten e tij ka permendur edhe kontraten qe televizioni yne ka bere me Ministrine e Ekonomise. Ne kete moment Top Channel ndjehet i detyruar te sqaroje opinionin publik per cdo pretendim te ministrit cdo qendrim te ndryshimeve te tij nder vite si dhe cdo thenie e kunderthenie te tij duke nisur qe nga deklarata me kontraten e Top Channel e cila sipas tij nuk duhet te ishte firmosur ne vitin 2005 ne nje kohe qe po ky minister ka firmosur vete te njejten kontrate me te njejtat kushte me Top Channel dy vjet me pare pra ne vitin 2008. Ne daljen e tij publike ministri Ruli permendi edhe Top Channel konkretisht kontraten 20- vjecare qe televizioni ka me Ministrine e Ekonomise. Sipas ministrit kjo kontrate as qe duhej nenshkruar. Ministri renditi arsyet se pse Ajo eshte dhene me kontrate vetem dy muaj para zgjedhjeve te vitit 2005. Madje po ta shohim strikt me logjiken e ligjit te dale ne vitin 2004 mbi kthimin dhe kompensimin e pronave kontrata nuk duhej bere sepse ish-pronareve te truallit jo vetem qe u ishte njohur dhe kthyer prona por edhe e kishin hipotekuar pronen prej disa vitesh ne ZRPP e Tiranes. Madje shteti prej disa vitesh u kishte paguar qirane pronareve per godinen qe ngrihej mbi truallin e tyre. Mirepo ministri Ruli me 20 maj 2008 pra ne kohen kur minister i Ekonomise ishte ai vete e ka perfunduar kete kontrate me Top Channel per nje siperfaqe shtese prej 500 msup2 me te njejtat kushte financiare si kontrata e meparshme. Per Ministrine e Ekonomise kontrata shtese eshte firmosur nga drejtoresha e pergjithshme e Drejtorise se Sherbimeve Tregtare. Nje muaj e gjysme pas nenshkrimit te kesaj kontrate ne korrik te 2008-s ministri Ruli i cel driten jeshile privatizimit te objektit te ish-Ekspozites. Qe nga ky moment per kete privatizim Top Channel ne menyre te perseritur i ka kerkuar informacion Ministrise se Ekonomise ne shtator 2008 ne dhjetor 2008 dhe me 3 mars 2009. Pergjigjja ka ardhur me 12 mars 2009. Ketu konfirmohet se procesi i privatizimit ka filluar qe ne korrik te 2008-s dhe se baza ligjore eshte vendimi i Keshillit te Ministrave per privatizimin e prones shteterore. Pra pretendimi i ministrit Ruli se toka i ishte kthyer pronareve perpara vitit 2004 bie. Nje jave pas kesaj pergjigjeje pra me date 19 mars 2009 pas kerkesave te perseritura te Top Channel eshte ministria ajo qe i drejtohet televizionit me nje kerkese per informacion se si Top Channel e kishte permbushur kontraten pra sa punonjes kishte punesuar dhe sa kishte investuar te studiot e ish-Ekspozites Gjashte muaj me vone me 14 shtator 2009 ministria njofton zgjidhjen e kontrates. Per te perligjur prishjen e kontrates ministri Ruli permend nje nen ne kontraten me Top Channel

Megjithate ministri i asaj kohe ka qene teper i kujdesshem dhe per mua ka vepruar drejt qe ne kontraten e lidhur me subjektin TCH e ka vene nje kusht ne nenin 9 te saj qe ne rastin me te pare te privatizimit kundrejt kerkesave te pronareve te objektit ish-Ekspozita kontrata prishej automatikisht.

Por ne fakt ky nen i kontrates se firmosur eshte bere i pavlefshem nga vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 430 i dates 24 dhjetor 2008 per dhenien me qira ose enfiteoze te pasurive shteterore i cili thote shprehimisht Kontratat e qirase ose te enfiteozes jane te vlefshme deri ne perfundim te afatit te tyre. Kur ndermarrja shoqeria apo institucioni qe ka dhene mjedise me qira ose enfiteoze shitet para perfundimit te afatit te kontrates ne njoftimin per shitjen e tyre shenohen ekzistenca e kontrates se qirase ose enfiteozes si dhe vlera e investimit te kryer nga subjekti qe e ka marre me qira ose enfiteoze. Bleresi eshte i detyruar te respektoje kushtet e kontrates deri ne perfundim te afatit te saj. Dhe Top Channel eshte ne proces gjyqesor pikerisht per kete gje dhe jo se kundershton kthimin e prones tek i zoti. Se fundi zoti Ruli leshon kete deklarate Madje dhe kerkesave te perseritura te subjektit TCH iu sugjerua zgjidhja e problemit si kanal mediatik per te siguruar ambiente dhe per te zhvilluar aktivitetin e tij vetem duke lidhur marreveshje me pronaret e rinj per te siguruar hapesiren e duhur.

Ne fakt zoti Ruli nuk mund ti imponoje Top Channel te beje biznes me askend aq me pak ne nje fushe te tille si ndertimi. Top Channel ka lindur dhe eshte zhvilluar si nje biznes mediatik ka hyre per te bere vetem biznes televiziv dhe udhehiqet vetem nga motoja informim-edukim-argetim. Kjo ka qene edhe kusht i kontrates se nenshkruar me zotin Ruli kusht te cilit Top Channel i eshte permbajtur deri ne fund. Por jo zoti Ruli

Marre nga Top Channel

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›