Rama Te pergatitemi per zgjedhje te parakohshme

Partia Socialiste nis pergatitjet e gjithanshme per fushaten zgjedhore. Me nje aksion politik te plotesuar me opsionin e protestave selia roze se fundmi duket se po heton ne praktike nje kuader te paperkufizueshem skenaresh qe shkojne nga nje sfide elektorale normale ne 2011-n deri tek eventualiteti i zgjedhjeve te parakohshme. Te pakten kjo eshte direktiva verbale e percjelle nga kreu socialist Edi Rama ne kontaktet e fundit me strukturat e partise ne baze te cilat kane nisur punen per perballimin e sezonit te ri politik. Ajo qe bie ne sy eshte marrja ne konsiderate e zgjedhjeve te parakohshme te cilat duket se po riaktualizohen ne nje realitet politik qe po nderlikohet shume. Nga pergatitja praktike per kete zhvillim ne apelin publik selia roze duket se nuk po mban shume distance apo konfidencialitet per sa kohe qe panorama korruptive qe qarkon qeverine ne pushtet pas disa muajsh akuzash ka krijuar nje klime te favorshme dhe nje moment te pershtatshem veprimi per opoziten.
QeveriaKonkretisht dje kreu socialist Edi Rama shfrytezoi ceshtjen e ndryshimeve ne kabinetin qeveritar per te rikonfirmuar angazhimin opozitar per te larguar nga pushteti shumicen e drejtuar nga Sali Berisha. Largimi i djeshem i ministrit te Ekonomise ne nje mbledhje partie dhe justifikimet e Kryeministrit ne nje oborr shkolle ishin nje tjeter shembull i shpartallimit moral te ketij pushteti. Asnje procedure normale asnje edukate qeverisese asnje lloj transparence me publikun... Dje nga qeveria iku Prifti po jo djalli qe ka mberthyer per fyti Shqiperine korrupsioni gerryes qe po shkaterron ekonomine e familjeve shqiptare per te pasuruar nje grusht njerezish. Shqiperia sot eshte me e kercenuar se dje. Kjo qeveri duhet vetem te largohet dhe ne do te bejme cdo gje qe mundemi per ta larguar tha Rama. Denoncimi me fakte i nje numri ministrash dokumentacioni i paraqitur se bashku me pritmerine e protestave shpalosen keshtu si nje kuader veprimi qe parashikohet te jape ritem te ri per Partine Socialiste. Korrupsioni dhe denoncimi konkret i tij po kthehen ne nje arme edhe ndaj vete Sali Berishes qe erdhi ne pushtet po me kete karte ne vitin 2005. Edi Rama ka qene edhe me i qarte duke nenvizuar se hapja e dosjes qeveritare do te vijoje edhe ne ditet ne vijim. Grupi yne i transparences se qeverisjes do te publikoje neser sot nje dokument qe provon sesi e gjithe makina e shtetit Keshilli i Ministrave ministrite agjencite shteterore vihen ne levizje nga seksere qe operojne per llogari te qeveritareve u shpreh kreu socialist. Ne pritje te zbardhjes se aferave te reja publiku shqiptar po vihet ndoshta per here te pare perpara nje ekipi qeverises i cili akuzohet ne bllok nga opozita me fakte dhe akuza konkrete. Kriza si e tille e adoptuar si terminologji fillimisht vetem nga opozita eshte zgjeruar teresisht duke u bere e perceptueshme teresisht per sa kohe qe deri me tani denoncimi socialist nuk eshte pergenjeshtruar. Deformimi elektoral dhe manovrat me zgjedhjet riperkufizohen per rrjedhoje si problemi kyc qe pervec tensionit riprodhon dhe konservon te gjitha krizat. Cka ndodh perdite prej 15 muajsh eshte rezultati i votave te vjedhura dhe kutive te mbyllura. Zgjedhjet u vodhen qe te privatizohet qeveria dhe te grabitet Shqiperia u shpreh ne kete drejtim Edi Rama.