BE Shqiperia plotesoi kriteret tani pa viza
Raporti i Komisionit Evropian i thote PO liberalizimit te vizave per Shqiperine me te gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Ne te vleresohet se vendi yne i ka permbushur te tre kushtet shtese te paraqitura ne maj te ketij viti dhe se eshte gati per liberalizimin e vizave ne fillim te muajit tetor. Ky fakt ju sigurua dje edhe Ministrit te Brendshem Lulezim Basha nga perfaqesues te Komisionit Parlamentit dhe Keshillit te Bashkimit Evropian. Ne Bruksel reporterja e Parlamentit Evropian per liberalizimin e vizave Tania Fajon e pergezoi Ministrin per vleresimin pozitiv. Komisioni Evropian miratoi nje raport pozitiv ku thuhet se shqiptaret duhet te perfitojne nga vizat. Vendet anetare duhet ta pranojne tashme me vote se Shqiperia ka bere nje progres te dukshem. Une mendoj se Parlamenti Evropian eshte gati per te dhene nje vote pozitive per liberalizimin e vizave ne fillim te muajit tetor u shpreh Fajon. Ne raport vleresohet permbushja nga Shqiperia te tre kritereve shtese te paraqitura ne maj krahas propozimit per heqjen e vizave Shengen per qytetaret shqiptare. Cka ishte dhe teme e bisedimeve te djeshme mes Ministrit Basha me raporteren e Parlamentit Evropian per liberalizimin e vizave Fajon me Shefin e Njesise per Marredheniet me Jashte dhe Zgjerimin ne Komisionin Evropian Luigi Soreca dhe me Shefin e Departamentit per Ballkanin Perendimor ne Sekretariatin e Pergjithshem te Keshillit te BE Jonas Jonson. Nderkohe qe u bisedua edhe per vazhdimin nga Shqiperia i axhendes se reformave dhe ecuria e kalendarit te vendimmarrjes nga institucionet e Bashkimit Evropian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Ministri Basha u deklaroi bashkebiseduesve se zbatimi i standardeve dhe praktikave me te mira evropiane ne te gjitha fushat lufta me tolerance zero kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit e po ashtu gjurmimi dhe sekuestrimi i aseteve kriminale jane dhe mbeten prioritet i qeverise shqiptare ne teresi dhe agjencive ligjzbatuese ne vecanti. Komiteti per Ceshtjet e Brendshme dhe Lirite Civile te Parlamentit Evropian do te marre ne shqyrtim me 27 shtator raportin final te paraqitur nga Komisioni Evropian se bashku me rekomandimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Ne javen e pare te muajit tetor Parlamenti Evropian do te shprehe qendrimin e tij ne seance plenare nderkohe vendimi perfundimtar per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare pritet te merret ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian me 8-9 Nentor 2010.