Ruli ne Koplik takon fermeret
Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, vizitoi sot disa prej fermave në Malësinë e Madhe, për t’u njohur nga afër me zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë, hapat dhe perspektivat e zhvillimit të bujësisë në zonat malore.
I shoqëruar nga autoritetet vendore, specialistë të bujqësisë ndalesën e parë, ministri Ruli e bëri në bashkinë e Koplikut, ku u njoh me zhvillimin e sektorit të bujqësisë në këtë rreth.
Në programin e vizitës së ministrit Ruli në rrethin verior ishin edhe vizitat në disa prej fermave të këtij rrethi, si në ato me mbjellje të reja nga mbështetja shtetërore, si dhe ferma që kultivojnë bimë mjekësore eterovajore, për të vijuar më pas në masivin e gështenjave.
Një nga problemet më të rëndësishme ku u ndal ministri Ruli gjatë vizitës së tij në Koplik ishte edhe pjesëmarrja sa më shumë e fermerëve në projektet dhe subvencionet që ofron Qeveria shqiptare për zhvillimin e bujqësisë në zonat malore.