E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmirësohet gjendja shëndetësore, Sabri Godo del nga spitali

TIRANE - Politikani, shkrimtari dhe skenaristi Sabri Godo ka lenë ambjentet e spitalit ku qëndronte i shtruar prej më shumë se 10-ditësh. Mesditën e së enjtes mjekët kanë konstatuar një përmirësim të gjendjes shëndetsore të 82-vjeçarit dhe për këtë arsye kanë vendosur ta nxjerrin nga spitali. Sabri Godo u shtrua me urgjencë në reanimacionin e senatoriumit më 22 nëntor. Ai vuante prej 7 muajsh nga një sëmundje e rëndë në mushkëri dhe gjendja e rënduar detyroi familjarët ta shtrojnë atë pranë këtij spitali. Në momentet që u shtrua në spital Godo paraqiste komplikacine në mushkëri dhe sipas mjekëve që e kuronin gjendja ishte e rëndë.

Godo është një nga figurat më të shquara të politikës shqiptare, por jo vetëm. 82-vjecari aktualisht mban postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë, e themeluar prej tij në vitin 1991 ndërkohë që e ka udhëhequr PR-në për 7 vjet.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›