E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leka Zogu, sot ceremonia e varrimit. Në Tiranë, familja mbretërore italiane

TIRANE - Dje mbërritën në Tiranë përfaqësues të familjes mbretërore italiane, Savoia, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Leka Zogut të I.
Ndërsa mbreti i Spanjës, Huan Karlos, në një mesazh ngushëllimi të tij është shprehur se, nëse familja mbretërore nuk do të ketë impenjime zyrtare, princi Filipe së bashku me princeshë Letizian mund të jenë në kryeqytetin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë e së shtunës.

Gjithashtu kanë konfirmuar ardhjen përfaqësues të mbretit rumun Mikael. Në mesin e të ftuarve do të jenë edhe familja e mbretëreshës Geraldinë si dhe shumë personalitete shqiptare, ku mes të tjerëve përmendim Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga si dhe të ardhur nga diaspora për të përcjellë Leka Zogun e I.

Trupi i Leka Zogut të I, do të dalë nga Parlamenti dhe do të përcillet në bulevardin “Zhan D’Ark”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” sheshi Skënderbej për t’u drejtuar më pas në varrezat e Sharrës. Që dje Bashkia e Tiranës i veshi me të kuqe pemët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kreu i komunitetit mysliman Haxhi Selim Muça, që i përcolli Lekës së II, ngushëllimet e gjithë shqiptarëve myslimanë, kreu i komunitetit bektashinj. Sot para varrimit të Leka Zogut të I të katër komunitetet fetare do ta përcjellin me një lutje të përbashkët, secili sipas riteve të veta.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›