Rumani, 11 viktima nga një aksident ajror
11 persona kanë gjetur vdekjen në një aksident ajror në Rumani kur një avion ushtarak ka humbur drejtimin dhe është përplasur në tokë vetëm pak kohë pasi ishte ngritur në ajër. Sipas njoftimit të ministrisë së mbrojtjes rumune aksidenti i rëndë ka ndodhur në qytetin e Tuzlës. Në bordin e avionit ushtarak ndodheshin 13 persona të cilët ishin ushtarë të rinj rekrutë të cilët do të trajnohesin në disiplinë e parashutizmit. Sipas njoftimit të ministrisë së mbrojtjes rumune, avioni mori flakë direkt në momentin që u përplas në tokë.
Nga informacionet e ushtrisë rumune u mësua se flakët e avionit u shuan rreth gjysëm orë pas aksidentit dhe në të njëjtën kohë erdhën në vendngjarje të afërm të viktimave parashutistë. Sipas televizionit rumun Realitatea dy të plagosurit janë shtruar në spitalin e qytetit të Konstanzës dhe tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ministri rumun i mbrojtjes, Gabriel Oprea ka kërkuar mbledhjen e një komisioni hetimor për të gjetur dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit që i mori jetën 11
personave.