Mitrovicë, qëllohet makina e gazetarit
Pas raportimeve të mediave serbe se një gazetar i agjencisë "Tanjug" është sulmuar në veri të Mitrovicës, policia e Kosovës bën të ditur se bëhet fjalë vetëm për një plumb qorr që ka rënë mbi automjetin e kësaj agjencie.
Mbrëmë gazeta serbe "Blic" raportoi se automjeti i korrespondentit të agjencisë serbe të lajmeve në Mitrovicë, Zhelko Tvërdishic, ishte qëlluar me armë zjarri.