The Sun publikon foto te 3 shqiptareve tregti me një skllave seksi
LONDER- Policia londineze jep alarmin për rritjen e tregtisë së seksit në prag të zhvillimit të lojrave Olimpike 2012. Në kuadër të fushatës për parandalimin e kësaj tregtie policia ka ndërmarrë një sërë masash mes të cilave dhe një fushatë për ndërgjegjësimin e vajzave në vendet e Europës Lindore për të mos u mashtruar nga premtimet për një jetë më të mirë në kryeqytetin britanik.
Për herë të parë policia londineze publikon fotot shokuese të një pazari mes tutorëve për shitjen dhe blerjen e një skllaveje seksi, për të rritur ndërgjegjësimin mbi parandalimin e këtij fenomeni.
Në fotot e publikuara nga prestigjozia britanike “The Sun”, pazari bëhet mes 3 shqiptarëve, Gazmend Turku, Agron Denmarku dhe Izet Fejzullahu dhe viktima shitet pwr 3 mijë stërlina.
“Pazari ndodh jashtë Selffridges, në rrugën Oksford të Londrës, dhe “Malli” është një vajzë lituaneze rreth të 20-tave që qëndron në të majtë, pak metra më tutje pa mundur të bëjë asgjë. Ajo ruhet nga i vëlla i Agronit, Flamur Denmarku, 34 vjec.
Skllavja e sekstit pritet t’i japë fitim pronarit të saj 100 mijë sterlina në vit duke bërë seks 25 herë në ditë në një bordello.”- shkruhet në artikullin “Sex slave sold for £3k on Oxford Street” e botuar ekskluzivisht sot në “The Sun”.
Më tej tregohet se banda shqiptare që trafikonte atë është arrestuar dhe është dënuar me 63 vjet burg. Dhe vetë viktima, së bashku me 21 vajza të tjera të cilat ndodheshin në atë bordelo tashmë janë të lira.
Por shumë nga vajzat që shfrytëzohen si prostituta nuk janë kaq me fat sa vajza në foto. Policia informon se vetëm brenda 2003, 4 mijë gra janë trafikuar në Britaninë e Madhe për prostitucion.
Oficerët e policisë londineze kanë frikë se numri i vajzave që trafikohen nga Europa e Lindjes po rritet teksa Londra përgatitet për Lojrat Olimpike 2012.
. Dedektivi i policisë, Richard Martin thotë se personi në të majtë të fotos, Gazmend Turku ka 3 mijë sterlina në dorë me të cilat ai po blen një qenie njerëzore. Ajo është vetëm një produkt për ta.
Në foto personi, Gazmend Turku po blen gruan për bordelin e tij nga dy burrat në të djathtë të tij, Agron Denmarku, 22 vjec dhe Izet Fejzullahu, 32 vjec të cilët drejtojnë 9 bordelo. Ndërsa i vëllai i Agronit Flamur Demarku 34 vjec ruan viktimën. Dedektivi Martin tha se këtë vit 25 gra janë shpëtuar nga shfrytëzimi i seksit.
“The Sun” tregon dhe për historinë e një 16 vejcareje nga Shqipëria e cila kishte ardhur në Londër me të dashurin e saj për një fundjavë iu dorëzua një bande të prostitucioni.
Një skuadër e posaçme e policisë është ngritur për të rënë në gjurmë të baronëve të seksit . Policia po viziton vendet e Europës lindore për të ndërmarë një fushatë ndaj vajzave që të mashtrohen për të ardhur në Britani.
(BalkanWeb)