Rumani: Përfundon procesi i numërimit të votave; fiton PSD-PC
Bukuresht - Zyra Qëndrore e Zgjedhjeve në Rumani (BEM) ka deklaruar përfundimin e procesit të numërimit të votave të zgjedhjeve të zhvilluara të dielën e kaluar. Sipas zëdhënësit të BEM, Marian Muhulet, aleanca e Partisë Social Demokrate me atë Konservatore (PSD-PC) kanë fitur 33.09 për qind të votave duke u renditur kështu edhte të parët në listën e partive pjesëmarrëse në zgjedhje. Në vend të dytë u rradhit partia e presidentit rumun, Traian Busescu, Partia Liberal Demokrate (PDL) me 32.36 për qind të votave. Më pas renditet partia Liberal Demokrate e kryeministrit Calin Popescu Tariceanu me 18.57 përqin për të vijuar më tej me Unionin Demokrat Hungarez (UDMR) me 6.17 për qind të votave. Ndërkohë, vetëm katër parti kanë arritur të kalojnë pragun elektoral prej 5 për qind.
Sipas rezultateve të sipërpërmendura, aleanca PSD-PC ka siguruar 114 vende në parlament dhe 50 senatori numër ky i njëjtë me atë të PDL-së. Partia e Kryeministrit Calin Popescu Tariceanu ka siguruar 65 deputetë dhe 28 senatorë, UDMR 22 deputetë dhe 9 senatorë.