E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma në drejtësi,LSI akuza

Tiranë (start)- Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi sot se qeveria po zgjedh rrugë antiligjore për të miratuar në Parlament në kohë të shpejtësi disa projektligje të rëndësishme për Reformën në Drejtësi. Zv-Sekretarja e përgjithshme e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Brizida Gjikondi tha se ligjet duhet të konsultohen edhe me grupet e interesit.

“Këto ligje të rëndësishme po çohen për aprovim në parlamentin shqiptar pa u konsultuar me grupet e interesit, pa përmbushur orientimet e kriteret e BE, duke deformuar tërësisht themelet e sistemit të Drejtësisë shqiptare si dhe duke tronditur sërish ndarjen dhe ekuilibrin e pushteteve kushtetuese”-theksoi Gjikondi për mediat.

Gjikondi ka kërkuar edhe nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama që të jetë më konkret me qëndrimin e partisë më të madhe në opozitë lidhur me këtë reformë.

“Gjithashtu LSI kundrejt një reforme kaq thelbësore për shtetin shqiptar siç është ajo në drejtësi i kërkon publikisht Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama të jetë më konkret në pozicionimet që mban kundrejt kësaj Reformë”-theksoi Gjikondi duke vijuar se “kjo reformë nuk është mjet as qëllim për të rritur presionin dhe pazaret e Ramës ndaj Berishës por një ardhmëri decizive për fatet e Shqipërisë Evropiane”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›