E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gurakuqi uron Merkel

Tiranë (start)-Kryetari i Partisë Demokristiane Anton Gurakuqi, ka përshëndetur sot rizgjedhjen në postin e Kryetares së CDU-së të Kancelares gjermane Angela Merkel. Duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm mesazhin e dhënë nga Merkel gjatë punimeve të kongresit të CDU, e cila bëri thirrje për një bashkim midis këtyre partive me ideale të njëjta, Gurakuqi ka bërë thirrje edhe për bashkimin e demokristianëve shqiptarë në një parti të vetme, të përçarë jo pak muajt e fundit.

“Bashkimi i të gjitha vlerave, aktorëve dhe faktorëve demokristianë, do të bëjë të mundur mos fragmentarizmin e votës, sikundër për herë të parë në dekadën e fundit demokristianët shqiptarë do të jenë të bashkuar nën një sigël, nën një moto, nën një program”-theksoi Gurakuqi.

Gurakuqi ka vlerësuar edhe mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë, duke shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që kancelarja Merkel i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›