Rumani, kushtet në burgje, fyerje për dinjitetin njerëzor
Strasburg - Në burgjet tejmbushura të Rumanisë, pisllëku, dhuna dhe trajtimi çnjerëzor janë të zakonshme, bëri të ditur sot një organizëm i të drejtave të njeriut në një raport për një nga vendet më të reja anëtare të Bashkimit Evropian.
Inspektorë nga Këshilli i Evropës, të cilët vizituan dhjetëra stacione policie, burgje dhe spitale psikiatrike i cilësuan kushtet në disa prej tyres si "çnjerëzore dhe shqetësuese".
"Shumica e të dënuarve dhe të ndaluarve qëndrojnë në qeli për 23-23.5 orë në ditë", thuhet në raport, duke iu referuar burgjeve, të cilët u vizituan nga hetuesit antitorturë.
Organizmi për të drejtat e njeriut tha se kishte zbuluar tejmbushje në një burg në qytetin e Bakaut, ku të burgosurit kishin mesatarisht 1 metër hapësirë të lirë në qeli, krahasuar me 4.2 metrat e rekomanduara nga grupi.
Qelitë për minorenët në të njëjtin burg ishin "një fyerje për dinjitetin njerëzor", shton raporti, duke nënvizuar se 26 djem ndanin "12 shtretër shumë të vjetër". Zyrtarë të qeverisë rumune nuk ishin të disponueshëm të komentonin në lidhje me kushtet e burgjeve në vend.