Braho: Po cenohet drejtësia
Tiranë (start)-Lëvizja Socialiste për Integrim ka kundërshtuar sërish sot hartimin dhe miratimin e një dite më parë të projektligjit për drejtësinë. Në një deklaratë për mediat, deputeti i LSI-së Spartak Braho theksoi se projektligji në fjalë është kundërshtuar ashpër nga vetë Prokuroria e Përgjithshme, komuniteti i gjerë i juristëve, i specialistëve të EURALIUS-it, OBDATI-it, si dhe direkkt nga përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane.
“Siç kemi vënë në dukje, ky ligj prek rëndë pavarësinë e organit të Prokurorisë, prek dhe cenon mbrojtjen e prokurorëve, i lë ata në mëshirën e politikës hakmarrëse të mazhorancës, dhe të delikuenteve të krimit të rrugës, prek strukturat vendimmarrëse të Prokurorisë së Përgjithshme, eliminon rolin e Presidentit, nëpërmjet suprimimit të përfaqësuesit të tij në Këshillin e Prokurorisë, etj”-tha ndër të tjerash Braho.
Më tej, anëtari i kryesisë së LSI-së shtoi se po synohet për të rritur ndikimin e Ministrit të Drejtësisë , duke i dhënë këtij të fundit atribute kontrolli.
I pyetur për një bashkëpunim të mundshëm për Kodin zgjedhor me Partinë Socialiste, Braho theksoi se nuk kishte asnjë sinjal nga selia rozë. “Edi Rama, ndonëse është kryetar i një partie që ende quhet e madhe, po sillet si i vogël, si adoleshent, duke mos u bërë i përgjegjshëm për t’i dhënë përgjigje ofertave apo angazhimeve, që ditët e fundit janë vënë në lëvizje edhe nga faktori ndërkombëtar për standardet që duhet të kenë zgjedhjet dhe gjithpërfshirje njëkohësisht në administrimin e tyre”-deklaroi deputeti Braho.