Pollo: Luftuam korrupsionin!
Tiranë (start)-Zëvendëskryeministri Genc Pollo deklaroi në seancën e sotme në Kuvend, se marrëveshja për realizimin e fazës së dytë të programit të pragut të Sfidës së Mijëvjeçarit kundër korrupsionit dëshmon sukseset dhe vullnetin e qeverisë shqiptare në luftën antikorrupsion.
Gjatë diskutimit sot në parlament të p/ligjit "për ratifikimin e marrëveshjes së Grandit mes Shqipërisë dhe SHBA-së për të luftuar korrupsionin, në kuadër të programit fillestar të vlerësimit të sfidës njëvjeçare (faza e dytë)”, zv/kryeministri Pollo e cilësoi këtë dokument "një konfirmim të vullnetit të qeverisë shqiptare në përpjekjet për mirëqeverisje dhe antikorrupsion, një vlerësim ky që vjen dhe nga pala amerikane".
opozita ka kritikuar 'qëndrimin mbrojtës' që ajo po mban ndaj zyrtarëve të saj, të akuzuar për korrupsion."Mazhoranca qeverisëse është futur në një fushatë të ethshme, jo për të luftuar korrupsionin, por për të mbrojtur aferat korruptive"-, u shpreh kryetari i grupit parlamentar të PSD-së, Skënder Gjinushi.
Marrëveshja, e nënshkruar më 29 shtator 2008, synon reduktimin e korrupsionit, forcimin e rolit të ligjit dhe përmirësimin e lirisë ekonomike në Shqipëri, si dhe bashkëpunim kundër këtij fenomeni përmes procedurave ligjore për lejet e ndërtimit, biznesin etj.