E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani, nis fushata e zgjedhjeve presidenciale

Tetë kandidatë janë regjistruar deri tani pranë Zyrës qendrore për zgjedhjet e 22 nëntorit, ndërkohë që afati i regjistrimit skadon sot në mesnatë.

Sipas sondazheve, fituesi i zgjedhjeve do të vendoset në turin e dytë, i parashikuar për më 6 dhjetor dhe ai mund të jetë presidenti i deritanishëm Traian Basescu i mbështetur nga Partia Liberaldemokrate liberale (PDL, në pushtet) që ai e ka drejtuar përpara se të bëhej kryetar shteti në fund të vitit 2004 ose presidenti i Senatit Mircea Geoana, ish-ministër i Jashtëm në periudhën 2000-2004 dhe kreu i socialdemokratëve (PSD, opozitë).

Këto zgjedhje zhvillohen në kuadrin e një krize politike të shkaktuar nga shpërbërja më 1 tetor e koalicionit qeveritar mes PDL-së dhe PSD-së. Rreth dy javë më vonë, qeveria e qendrës së djathtë e kryeministrit Emil Boc (PDL) është përmbysur nga një mocion mosbesimi i mbështetur veçanërisht nga socialdemokratët.

Ndërkohë që Basescu zgjodhi ekonomistin Lucian Croitoru për të formuar një qeveri të re, opozita i kërkoi solemnisht të heqë dorë nga ky emërim dhe të caktojë në këtë post kryetarin e Bashkisë së Sibiut, Klaus Iohannis.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›