Blushi: Bojkoti i Kuvendit, për arsye të brendshme të PS
Sipas Blushit, Rama është një politikan pa provojë. Blushi është shprehur se në kufijtë kushtetues të djegies së mandatit të deputetit, do të hyjp në Kuvend. Dhe bashkë me të, ai deklaron se hyjnë gjysma e grupit parlamentar të PS-së.
“Më thonë që fol më shpesh se kështu na shpëton edhe ne. Më thonë që bëj më shumë presion se diçka mund të ndryshojë edhe mund të hyjmë në Parlament. PS po e toleron Edi Ramen dhe i dha një shans, e kanë mishëruar me këtë votim dhe me sjelljen që po bëjnë. Më e rëndesishme çfarë them unë dhe çfarë thonë shumë të tjerë. Ajo që më jep mua motiv, nuk është se po them ndonjë sakrilegj, Evropa i thotë që të kthehet në Parlament se nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh Blushi.
Ai shtoi se është duke kërkuar një katharthis partisë më të madhe në opozitë. “Unë nuk jam duke kërkuar një katharthis brenda PS. Unë jam duke kërkuar që PS të hyjë në Parlament. Çdo dite ka deklarata të ndërkombëtarëve që kërkojnë që PS të hyjë në Kuvend. PS ka vënë disa kushte, të cilat nuk lidhen shumë me Parlamentin. Unë po pres që presioni brenda PS të rritet, që shume njerëz mendojnë kështu dhe ka të tjerë”, theksoi Blushi në një intervistë në emisionin “Opinion”.
Pyetjes së bërë, se nëse hyni në Parlament, do të përjashtoheni, Blushi u përgjigj se një ditë dikush do ta thyej këtë embargo. “Do isha kundër që të merret një vendim i tillë. Herët e vonë do ta thyejë dikush këtë embargo, do të sakrifikojë karrierën e tij. Nëse brenda PS disa njerëz pas zgjedhjeve nuk do t'i kërkonin përgjegjësi Edi Ramës, PS nuk do të rrinte deri këtu ku ka ardhur. Bojkoti i Parlamentit, i zgjedhjeve të pjesshme, janë për arsye të brendshme të PS dhe jo për arsye të kutive, ose më saktë të Edi Ramës. Ky ështe një qëndrim i improvizuar që erdhi për shkak se Edi Rama të krijonte një alibi që nuk ka humbur zgjedhjeve”, tha më tej deputeti socalist Blushi.