E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani trupi i zhvarrosur i perket Ceausescu-t

Shkencetaret ne Rumani kane konfirmuar se nje trup i zhvarrosur ne nje varreze te Bukureshtit i perket ish-diktatorit Nicolae Ceausescu.

Mbetjet trupore u zhvarrosen me heret gjate vitit bashke me ato qe mendohej se i perkisnin bashkeshortes se Ceausescu-t Elena ne menyre qe ADN-ja te konfirmonte identitetet e tyre.

Te aferm te ciftit kishin shprehur dyshime mbi historine zyrtare se ata ishin varrosur ne varrezat Ghencea.

Ceausescu qeverisi Rumanine nga viti 1965 derisa sa regjimi i tij u permbys me nje revolucion ne vitin 1989.

Ai dhe bashkeshortja e tij u gjykuan dhe u ekzekutuan nga nje gjykate ushtarake diten e Krishtlindjeve te te njejtit vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›