E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumania Frances Ndalojini shpernguljet

Romet

Presidenti rumun Trajan Basesku i tha Presidentit francez Sarkozi ne takimin e fundit qe paten nje jave me pare ne Bruksel qe te perpiqej te ndalonte perzenien e romeve nga Franca por Presidenti francez i dha nje pergjigje te paqarte.

Duke folur perballe gazetareve ne Bukuresht nje dite me pare Basesku tha se i kishte kerkuar Sarkozise qe te perpiqej te ndalonte procesin e shpernguljes se romeve por pergjigjja qe mora nga Sarkozi ishte e paqarte. Ne lidhje me kete ceshtje shume delikate dhe te diskutueshme kemi vendosur qe te organizojme nje takim te posacem ne javet ne vijim ka deklaruar Presidenti i Rumanise. Nga ana e tij ai shprehu perkushtimin e vazhdueshem te vendit te tij per te mbrojtur vazhdimisht te drejtat e romeve kudo qe jane ne Europe. Ata jane qytetare rumune dhe per sa kohe qe kunder tyre nuk do te ekzistojne prova per thyerjen e ligjit ata do te gezojne te njejtat te drejta me ato te qytetareve te tjere europiane ka vazhduar Presidenti i Rumanise.

Qe kur Presidenti francez kerkoi shpernguljen e romeve mbi 1000 rome bullgare dhe rumune jane shperngulur nga Franca nje veprim ky qe ka shkaktuar nje kundershti te hapur dhe te madhe jo vetem nga ana e organizatave nderkombetare por dhe pjeses me te madhe te vendeve anetare te BE-se. Pavaresisht bisedes qe Presidenti i Rumanise ka pasur me Sarkozine Bukureshti ka deshtuar deri me tani ne ndermarrjen e nje hapi konkret dhe bindes ne lidhje me veprimin e Sarkozise. Kjo per shkak se Franca ka qene dhe eshte nje aleat i vendit dhe qeveria e Bukureshtit nuk do qe ta prishe marredhenien me te. Por sipas Presidentit rumun perzenia mund te jete vetem nje mase e perkohshme e ndermarre nga Parisi dhe jo nje politike qe do te vazhdoje te ndiqet ne vijimesi.

Rumania ka 1.5 milione rome 500 mije prej te cileve jane nomade. Nderkaq Parlamenti rumun te merkuren ndermori nje nisme per te denuar Francen per dhunim serioz te te drejtave te qytetareve. Parlamenti rumun dhe Senati kane vene re me shqetesim veprimet e fundit te ndermarra nga autoritetet franceze kunder qytetareve rumune thuhet ne dokumentin e Parlamentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›