Putin nje Potemkin i shekullit te 21
Teatri politik nuk eshte dicka e re dhe unike per Rusine por ne kete vend hapesira mes fasades dhe realitetit eshte shume me e madhe. Dhe pikerisht stisja e fasadave prej shekujsh ka qene nje nga menyrat e perdorura nga sundimtaret per ti hedhur popullit hi syve dhe per ti dhene turmes nje realitet shume me te ndryshem nga ai i vertete.
Ish-spiuni i KGB-se aktualisht Kryeminister i Rusise prej kohesh po jep shfaqje te denja per nje djalosh hiperaktiv duke dashur tu tregoje bashkatdhetareve dhe te tjereve ne bote se sa ne forme eshte se sa shume shqetesohet per ceshtjet e mjedisit apo sa per zemer ka udhetimet aventureske ne viset e largeta te atdheut te tij te bukur. Javet e fundit ai e ka shfaqur veten ne nje sere rolesh te tille heroike. Se pari si nje luftetar i vertete i mbrojtjes se natyres u bashkua me nje grup natyralistesh qe ishin ne ndjekje te nje balene gri ne Paqesorin e Veriut dhe madje ne kete ndermarrje aventureske ai perdori edhe armet per ta kapur balenen si nje gjuetar i vertete balenash ne oqean. Me pas lideri sypatrembur u perpoq qe duke marre rrezikun ne sy dhe duke drejtuar personalisht helikopterin te hidhte uje mbi tokat ruse te perfshira nga zjarri veren e shkuar dhe nuk kaloi shume kohe kur tashme ne rolin e nje njeriu te gjelber ai ndermori nje udhetim ne shkretetire me modelin e ri te Ladas ruse qe eshte shume me pro mjedisit. Dhe se fundi u takua me nje panel ekspertesh perendimore per te zhvilluar me ta nje debat te hapur per problemet ruse te ambientit. Ne fund te debatit ata rane dakord qe Kryeministri i Rusise ishte duke bere me te vertete nje pune te levdueshme.
Te pakten keto jane versionet zyrtare te ofruara nga televizionet ruse te gjitha te vendosura nen kontrollin e shtetit. Realiteti ne fakt eshte pak me ndryshe. Lada e Putinit ne fakt nuk ishte e vetmja makine qe ndermori udhetimin ne shkretetiren e Siberise sic thane mediat ruse per te nxjerre ne pah trimerine e Kryeministrit. Ne fakt ajo shoqerohej nga rreth 100 makina policie disa makina ambulance dhe dy Lada te tjera rezerve. Ndersa per sa i takon forumit te debateve me ekspertet perendimore te mjedisit gjithcka ishte e organizuar dhe e orkestruar nga Kremlini me eksperte te futur ne thes te cilet kishin rene me pare ne nje mendje me Putinin. Ndersa per sa i takon balenes ndjekja ishte nje histori e vertete dhe Putin realisht qelloi ne drejtim te saj edhe pse deshtoi ne shenjester.
Teatri politik nuk eshte dicka e re dhe unike per Rusine por ne kete vend hapesira mes fasades dhe realitetit eshte shume me e madhe. Dhe pikerisht stisja e fasadave prej shekujsh ka qene nje nga menyrat e perdorura nga sundimtaret per ti hedhur popullit hi syve dhe per ti dhene turmes nje realitet shume me te ndryshem nga ai i vertete. Keshtu kemi princin Grigory Potemkin i cili shkoi ne ekstrem te ketij fenomeni duke krijuar fasada te verteta te pikturuara me fshatra te bukur e plot shkelqim ne rrugen qe do te kalonte Perandoresha Katerina e Madhe ne vitin 1787. Deri ne vitet lsquo80 makina e propagandes sovjetike arriti qe te bindte boten se Bashkimi Sovjetik shume shpejt do tia kalonte Shteteve te Bashkuara per nga arritjet ekonomike dhe ushtarake edhe pse ne fakt industria dhe ekonomia e vendit ishin ne pike te hallit. Fakti eshte se edhe sot ne shekullin e 21 ne fillim te dhjetevjecarit te dyte te tij fenomeni i Potemkinizmit eshte ende i gjalle dhe aktiv ne Rusi dhe nuk eshte vetem siperfaqesor. Ai eshte nje fenomen shume i rrezikshem. Te mendosh se Putin ben aktrime si te ishte nje Xhejms Bond eshte ndoshta per te qeshur dhe per te bere gallate por nga ana tjeter eshte shume serioz fakti qe per shembull se fundi sipas nje studimi te bere nga e perditshmja ekonomike ruse Vedemosti del se media ruse eshte e lire dhe e pavarur dhe se bizneset ruse jane te lumtura nga ligjet e vena nga Kremlini.
Elita ruse beson se duke shpenzuar miliarda dollare dhe euro ne projekte shume te shtrenjta dhe te kushtueshme e me nje hapesire shume te madhe reklamuese nderkombetare si ai ndertimit te qendres se skive ne Sochi me rastin e Lojerave Olimpike te Dimrit 2014 apo me ndertimin e qytetit te ri e novator ne Skolkovo ne afersi te Moskes do te arrije qe te mbuloje situaten e rende dhe disfaten ekonomike qe karakterizon ekonomine dhe industrine ruse ne teresi. Ne fakt sipas nje raporti te fundit te publikuar nga Ministria Ekonomike ruse behet thirrje per perdorimin masiv te propagandes te tipit sovjetik per te bindur investitoret e huaj qe te derdhin parate ne Rusi. Sepse realiteti rus pavaresisht nga mediat e superkontrolluara nga Putin eshte shume me ndryshe nga sa paraqitet. Duke iu referuar shifrave ekonomia e vendit eshte tkurrur vitin qe shkoi me 8 nderkohe qe prodhimi nxjerrja e gazit dhe naftes ka rene ne nivelet e epokes sovjetike. Sipas specialisteve dhe analisteve te huaj kjo situate eshte e tille sepse mungojne investimet e huaja dhe shkaku i kesaj mungese eshte situata ligjore ne vendin qe perpiqet te rrefeje nje tjeter realitet nga ai ekzistues. Dhe ne Rusi nuk eshte problematike vetem ekonomia por ne teresi i gjithe sistemi politiko-shoqeror ne te gjitha detajet e tij duke filluar nga renia e ndjeshme demografike qe vjen si pasoje e lindjeve gjithnje e me te pakta dhe plakja e popullsise e duke vazhduar me stanjacionin ekonomik dhe industrial dhe realitetin e dhimbshem te nje vendi qe eshte duke rene ndjeshem ne listen e vendeve ne zhvillim dhe kjo thuajse ne te gjitha fushat.
Sigurisht qe eshte nje vend i pasur me nafte dhe gaz dhe me kete do te mund ta shtyje edhe per pak kohe por kjo nuk do te mjaftoje per ta nxjerre nga nje situate shume e veshtire ne te cilen eshte futur dhe ndihet pa nje rrugedalje. Njeherazi Kremlini ne menyre te vazhdueshme ka shperbere goditur dhe asgjesuar te gjitha institucionet e vendit qe mund te shnderroheshin ne nje sfide te hapur ndaj vendimeve te tij. Kjo fillon qe nga goditja vdekjeprurese qe i ka dhene shtypit te lire e deri tek asgjesimi i opozites parlamentare burgosja e individeve qe mund te perbenin nje rrezik shume te madh per Putinin sic eshte rasti flagrant dhe i rende i burgosjes se ish-pronarit te Jukos Mikail Kodorkovskit. Ai rrezikon edhe shume vite te tjera burgimi per akuza te rreme dhe te pavertetuara vetem se keshtu do Putin dhe klika e tij. Duke folur per kete rast mund te permendim edhe faktin e asgjesimit te lirise dhe pavaresise se prokurorise gjykatave guvernatoreve hetuesve e te tjere eksponente te nje vendi te lire e demokratik.
Ne keto kushte shume te renda per nje vend te madh dhe me nje popull te mrekullueshem si Rusia e vetmja dritare e celur prej se ciles mund te qarkullojne lajme eshte interneti ose interneti rus i njohur si Runet. Por nderkohe me pak se 25 e ruseve e perdorin internetin ne menyre te rregullt qe do te thote se pjesa tjeter vazhdon te ushqehet me propagande dhe genjeshtra. Lajmet e rreme e tejkalojne ne mase te madhe lajmin e vertete i cili mbytet ne detin e propagandes se rreme.
Potemkinizmi i shekullit XXI eshte nje shenje shume shqetesuese per Rusine moderne dhe i ngjan parulles se epokes brezhnjeviane Ju beni sikur punoni dhe ne bejme sikur u paguajme. Ajo ishte nje periudhe e karakterizuar nga stanjacioni dhe shkaterrimi ekonomik dhe ndersa kjo periudhe eshte duke u shfaqur serish ne Rusi nese vete qeveria do te nise te besoje ne genjeshtrat e veta gjerat do te perkeqesohen dhe kolapsi eshte i pashmangshem. Putin mund te jete nje gjahtar i mire balenash dhe mund ta ngase edhe Laden po aq mire ne shkretetire por ne kete moment lideret ruse po drejtojne nje makine qe eshte shume larg realitetit.