Rumania/ Piturka thëret Ganean. Mungon Radoi

Trajneri i Rumanisë, Viktor Piturka rithiri në skuadrën e tij sulmuesin e Dinamos së Bukureshtit, Ionel Ganea, për ndeshjet kualifikuese kundër Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Ganea, 33 vjec, që ka luajtur ndeshjen e fundit për vendin e tij, shënoi katër golat e fitores 4-0 kur Dinamo mundi Universitatea Craiova në fund javë.
"Është një kthim i madh për mua", tha Ganea për Reuters. "Unë kam kaluar shumë kohë të këqia në dy vitet e fundit, por unë besoj se jamë një sulmues i mirë".
Mesfushori i Steaua Bukureht Mirel Radoi do të mungojë në dy ndeshjet e para për t'iu nënshtruar një ndërhyrje kirugjikale në një nga ligamnetet e gjurit.
-------------------------
SKUADRA RUMUNE
Portierë: Bogdan Lobont (Fiorentina, Daniel Coman (Rapid Bucharest)
Mbrojtës:: Cosmin Contra (Getafe), Valentin Badoi (Rapid Bucharest), Gabriel Tamas (Celta Vigo), Sorin Ghionea (Steaua Bucharest), Vasile Maftei (Rapid Bucharest), Cristian Chivu (AS Roma), Razvan Rat (Shakhtar Donetsk), Petre Marin (Steaua Bucharest)
Mesfushorë: Florentin Petre (CSKA Sofia), Banel Nicolita (Steaua Bucharest), Paul Codrea (Palermo), Razvan Cocis (Sheriff Tiraspol), Sorin Paraschiv (Steaua Bucharest), Dorinel Munteanu (CFR Cluj), Nicolae Dica (Steaua Bucharest), Laurentiu Rosu (Huelva) Sulmuesë: Adrian Mutu (Fiorentina), Ciprian Marica (Shakhtar Donetsk), Daniel Niculae (Auxerre), Ionel Ganea (Dinamo Bucharest).